Fajon: Numër i lartë azilkërkuesish shqiptarë, rrezikoni rikthimin e vizave

Pas eurodeputetit Eduard Kukan, një tjetër zë nga Brukseli paralajmëron Shqipërinë për statusin. Këtë herë është eurodeputetja Tanja Fajon e cila deklaron se më shumë rrezik për Shqipërinë është rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë sesa rikthimi i vizave në zonën Schengen. Përfaqësuesit e Brukselit gjithnjë bëjnë thirrje qeverisë për të marrë masat në kohën e duhur, kështu ka bërë edhe Fajon. “Nuk do të thosha se përbën rrezik sot, por ajo që dimë me siguri janë të dhënat e reja për azilkërkuesit shqiptarë në zonën Schengen, të ardhur më së shumti në Gjermani, që kanë pësuar rritje shqetësuese. Këtë vit po shohim një rritje që është domethënëse, ndaj do të doja të lajmëroja autoritetet vendase që shpresoj se po punojnë për të bërë gjithçka në mënyrë që mos të përballemi me situatën kur një vend anëtar kërkon pezullim të përkohshëm të regjimit të lirë, pa viza. Në Shkurt pamë një rritje prej më shumë se 100% krahasuar me Janarin. Sigurisht, po të shohim numrat e azilkërkuesve, nuk janë shifra kaq të mëdha, por janë shqetësuese. Shqiptarët më së shumti po kërkojnë azil në Gjermani, në Zvicër ose Britani të Madhe dhe tashmë në Bashkimin Europian, ne kemi një mekanizëm që do t'u mundësojë vendeve anëtare të rivendosin vizat. E unë nuk dua të shoh që të ndodhë kështu.”, ka thënë Fajon.
https://www.youtube.com/watch?v=dbdowpVeLLs
S.S
Add new comment