Rishfaqet në Itali problemi i skorjeve nukleare. Çdo gjë është gati, edhe paratë, mungon vetëm vendi i depozitimit

Postuar në 17 Prill, 2014 09:41

Italia përballet këto kohë me një çështje delikate. Depozitimin dhe administrimin e skorjeve nukleare që prodhohen në këtë vend. “Espresso” shkruan se çështja po bëhet edhe njëherë aktuale, pasi kontratat me vendet e tjera që mbajnë aktualisht skorjet e Italisë, po skadojnë. Problemi qëndron jo tek investimi, që shkon në 2.5 miliardë euro dhe që shteti siç duket është i gatshëm t’i lëvrojë, por te vendi i ndërtimit të impiantit. “Espresso” kujton protestat e shumta në Bazilikata në kohën kur qeveria e Berluskonit vendosi t’i depozitonte aty. Të dhënat që zbulohen janë vetëm pak: një godinë sa një fushë futbolli dhe e lartë 5 kate. Skorjet që vijnë ngë centralet tashmë të mbyllur, apo edhe nga prodhimet e mjekësisë, do të duhet të qëndrojnë aty për 300 vjet pa u prekur. Hipotezat janë disa, por më shumë mendohet për Toskanën, Lacion, Bazilikatën ose Pulien.

http://espresso.repubblica.it/inchieste/2014/04/17/news/scorie-radioatti...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.