Meta pranon të ndryshojë rregulloren e Kuvendit, por ndryshimet nuk kanë të bëjnë me Berishën

Postuar në 18 Prill, 2014 03:34

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pas kërkesave për ndryshimin e rregullores së funksionimit të Kuvendit nga ish-kryeministri, Bashkim Fino, ka pranuar që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve.

Kërkesa e Finos për ndryshimin e rregullores ka të bëjë me pjesëmarrjen e deputetëve në më shumë se një komision parlamentar dhe diskutimin e lirë në seancë parlamentare.

 “Të ndryshojmë rregulloren e Kuvendit sepse seanca e sotme (e djeshme) nuk filloi me miratimin e procesverbalit, por me diskutime të opozitës. Ta kalojmë në rregullore 60 minutëshin jashtë rendit të ditës që në fillim të seancës”, tha Fino.

Ndërkohë që të njëjtin shqetësim të ndryshimit të rregullores  së Kuvendit, konkretisht kalimin e 60 minutëshit të kohës së lirë në fillim të seancës e ka propozuar edhe kryeministri, Edi Rama i cili i bëri thirrje Metës për rishikimin e rregullores.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.