Stimulantë dhe pesticide për perimet. “Serume” edhe për hudhrën dhe qepën e njomë!

Edhe hudhra dhe qepa e njomë, perimet që njohim të gjithë, duket se janë bërë pre e “sulmit kimik” të fermerëve të Lushnjes. TV Klan ka disa ditë që përcjell shqetësimin mbi kontrollin e ushqimeve, sidomos perimeve , për të cilat presupozohet se duhet të bhhen analiza. Sot ABC NEWS përcjell disa të dhëna që flasin se “domatja, kastraveci, sallata jeshile, spinaqi, hudhra dhe qepa e njomë”, “pasurohen” me stimulantë dhe pseticide. Dhe denoncimi, sipas ABC NEWS, vjen nga shërbimi i higjenës dhe i kontrollit ushqimor në Lushnje. Ministria e Bujqësisë ka reaguar duke mos pranuar faktin, por fakti i vërtetë është ai fakt që mbetet aty i papërgënjeshtruar.
http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/41326
s.z
Add new comment