Militantët socialistë, “pritë” deputetëve në selinë rozë për t’u punësuar. Por deri tani…

Disa gazeta kanë trajtuar sot dukurinë e vënë re në selinë e Partisë Socialiste, ku militantët e majtë këmbëngulin të takojnë deputetët dhe hierarkët e selisë rozë për të kërkuar punë. Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist zhvillohet të hënave, dhe simpatizantët e dinë se kjo është mundësia më e mirë për t’u “bërë pritë” atyre që u kanë premtuar vende pune para zgjedhjeve. Kryeministri Rama ia kishte deleguar drejtimin e mbledhjes së radhës kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi. Por edhe vetë Ruçi, ditën e djeshme teksa futej për të drejtuar mbledhjen e grupit, u ndal nga disa qytetarë, të cilët me dosje në duar tregonin kualifikimet e tyre, kontributin në PS dhe sigurisht hallin që i kishte detyruar të kërkonin përpara selisë së partisë punë, për vete apo për fëmijët. Faktikisht, sipas një grafiku të mirëpërcaktuar ministrat socialistë presin mbështetësit dhe simpatizantët e interesuar për t’u punësuar, por, deri tani, problemi i punësimit të tyre vijon të mbetet i mprehtë.
a.k
Comments
Le te vazhdojne te mbajne ne
<p>Le te vazhdojne te mbajne ne pune ata qe vrane me 21 Janar. Gjergj Lezhja dhe e shoqja vazhdojne te paguhen nga taksat e qytetareve shqiptare.</p>
Add new comment