Droga dhe ushtria, Erjon Braçe në fb: Thashethemi që Imami e ktheu në akuzë, daton kur vetë Imami ishte ministër Mbrojtjeje!

Postuar në 15 Prill, 2014 12:44

Ish ministri demokrat i Mbrojtjes Arben Imami, hodhi një shashkë para pak ditësh në Kuvend, lidhur me “përshirjen e ushtrisë shqiptare në trafikun e drogës”, bazuar në një informacion të vagullt e në proces verifikimi nga SHISH dhe Shërbimi i Ushtrisë. Problemi nuk është tek “plasja” e akuzave të tilla pa asnjë teklif apo skrupull, por tek fakti, siç deklaron të paktën deputeti socialist Braçe në profilin e tij në FB (e gjeni tek respublica më poshtë), që realitet, zhurmnaja për këtë akuzë ka nisur pikërisht në kohën kur ministër Mbrojtjeje ishte vetë Imami, në vjeshtën e 2012-ës! Pjesë nga mesazhi i Braçes:

 

E para;

NUK KA TRAFIK DROGE NGA USHTRIA! KERKUND!

E dyta;

Pas dy dite perpjekjeje, nga zyra perkatese ne PD qe e disponon por qe s’di ta ruaje, me rezulton se:

Ka nje leter te nenshkruar nga Visho Ajazi Lika (kryetari i SHISH),

e klasifikuar "sekret" e qe kerkon te trajtohet ne baze te ligjit.

E treta;

Letra eshte deklasifikuar ne "shkelje te rende te ligjit" kur dyshohet ne menyre serioze se nga SHISH eshte vene ne dispozicion te Partise Demokratike, ku ndodhet, per qellime teresisht politike e spekulative.

E katerta;

Letra nuk flet ne asnje rresht te saj per trafik droge te organizuar e kryer nga Ushtria Shqiptare e ku te jene perfshire ushtarake apo zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Perkundrazi!

E pesta;

Letra flet per dyshime serioze, nisur nga te dhena ne proces verifikimi si dhe nga nje informacion i percjelle nga Sherbimi Informativ i Ushtrise ne tetor te vitit 2013 (kohe kur ne krye te ministrise ishte ministrja e re Mimi Kodheli).

E gjashta;

Informacioni i percjelle i referohet nje tjeter informacioni te mbledhur nga policia kriminale e Policise Ushtarake qe i referohet te dhenave qe datojne ne Tetor te vitit 2012 (kohe kur ne krye te kesaj ministrie ishte akuzatori i sotem Arben Imami).

Nuk dihet ende nese ky informacion i Tetorit 2012 i eshte percjelle ndonjehere SHISH apo jo, para tetorit te vitit 2013.

 

 

a.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>O Brace a jeni ne pushtet apo ne opozite? Kur do te beni reformen ne drejtesi dhe te burgosni keta kriminelet e PD?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.