Vetëvarja e 13 vjeçarit, familjarët fajësojnë buletinet e Dëshmitarëve të Jehovait

Një vetëvarje që familjarët e të voglit Bledar Xhajxha nga sektori “Rinia” në Durrës, nuk e shpjegojnë dot ndryshe. Shokët e tij e kanë gjetur 13 vjeçarin mbrëmjen e shkuar, të varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij, rreth orës 19:00, pak para perëndimit të diellit, ndërsa mësohet se minoreni nuk kishte asnjë problem apo konflikt në familje në shkollë. Të afërmit e tij kanë hapur dyert e mortit. Ata tregojnë për News24 momentet sesi e kanë gjetur të varur shokët që e thërrisnin për të luajtur.
Sipas familjarëve, shkaku është ende i paqartë. Ata besojnë se Bledi mund të ketë qenë ideja se mund të ringjallesh, ashtu sic citojnë disa fletushka të shpërndara nga dëshmitarët e Jehovait.
“Gjetëm buletinët e dëshmitarëve të Jehovait, dhe për ato dyshojmë. Ai nuk ka pasur asnjë problem në shkollë. Ka qenë fëmijë i shkathët, por jo grindavec. I vetmi shkak që mund ta ketë cuar në vetëflijim, është ndikimi nga broshurat e Jehovait. I gjetëm në banesë. Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë. Fashikulli thoshte se, pas vdekjes do të ringjallet prapë. E kishte pranë vetes atë fashikull. Ashtu sic thoshte fashikulli ka vepruar, ka varur veten. Po bëhet propagandë ndaj fëmijëve, të ndalohet kjo gjë”.
a.k
Comments
Ngushellim e mia te sinqerta
<p>Ngushellim e mia te sinqerta per familjen ne kete fatkeqesi te madhe!</p><p>Do thoja qe ketu nuk ka vend per te folur per fe qe ndjell fondamentalizen, fe qe con ne terrorizem e ku ta di un. Keto gjera ka vend vetem kur flasim per myslimant jo per fe e tjera.</p>
Add new comment