KLD vendos masat disiplinore për pesë gjyqtarë. Shkarkohet gjyqtari i Shkodrës, Çepele

Postuar në 15 Prill, 2014 15:13

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi në një mbledhje me dyer të mbyllura, propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor për pesë gjyqtarë. Të pranishëm në mbledhje, edhe Presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Procedimet disiplinore për gjyqtarët ishin parashikuar të shqyrtoheshin gjatë mbledhjes së fundit të KLD-së, por për shkak se në rendin e ditës së kësaj mbledhje ishin vendosur një numër i madh u caktua që të mbahej një seancë plenare këtë të martë.Nën procedim disiplinor janë gjyqtarët Ëngjëllushe Tahiri, Elona Gjoka, Enkelejda Hoxha, Nazmije Pengili dhe Albano Çepele. Pas shqyrtimit KLD vendosi të shkarkojë nga detyra gjykatësin e Shkodrës, Albano Çepele. Ndërkohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi paralajmërim për shkarkim nga detyra për tre gjyqtaret Enkelejda Hoxhën, Nazmije Pengilin dhe Engjëllushe Tahiri. Ndërsa për gjyqtaren Elona Gjoka mori masë dërgim për 2 vjet në Gjykatën e Kavajës.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.