Kudret Kume, rrëfimi i shokut të qelisë: Gardiani më brutal i gjithë burgut, të gjithëve ua kishte bërë borxh

Postuar në 15 Prill, 2014 04:07

Kastriot Kolndreu ka jetuar për mbi dy vjet në një qeli me Kudret Kumen. Ai doli nga i njëjti burg me Kumen vetëm pak ditë para se të niste zinxhiri i ngjarjeve tragjike, nga Malandrino në Nigrita. Gazeta Shekulli ka intervistuar Kolndreun, i cili jep një këndvështrim tjetër për rrjedhën që mund të kenë marrë ngjarjet.  “Kudreti ishte djalë i rrallë, madje ndër njerëzit më dinjitozë që kam njohur në jetën time. Për dy vite, kemi ndarë çdo çast të jetës sonë, jo brenda, por edhe të asaj që lamë jashtë dhe na priste jashtë. Ai duhej të dilte bashkë me mua, por vetëm se iu kap një telefon, ia shtynë lirimin. Kudreti s`dinte t`i fliste keq kujt, jo më t`i merrte jetën kujt”. Kolndreu shpjegon se gardiani i vrarë, Giorgios Tsironis ishte njeriu më brutal i gjithë atij burgu. Kolndreu jep detaje mbi përballjet me këtë gardian, jo vetëm të tijat personale, por edhe të të gjithë të burgosurve që përballeshin në sektorin ku shërbente greku, ndërsa tregon se Kudreti u mbajt pa të drejtë në burg, ashtu siç ishte mbajtur edhe vetë Kolndreu për dy muaj rresht. Për çështjen e mijëra eurove që Kume thuhet t’i ketë dhënë gardianit për ta nxjerrë nga burgu, Kolndreu thotë se është një histori qesharake: Kudreti s’i kishte kurrë aq para, ndërsa gardiani nuk ka asnjë tagër të të nxjerrë nga burgu, me apo pa leje. Sipas tij që të dy prisnin të liroheshin njëkohësisht, dhe tropojani i lindur në Shkodër dhe banues në Sarandë, tregon se të vetmen brengë që kishte në jetën e tij, ishte e ëma.

Lexoni më shumë në: http://www.shekulli.com.al/ëeb/p.php?id=44817&kat=87

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.