Arkiv-Lajme

Aksidenti ku humbën jetën 7 persona ka ndodhur për shkak të fikjes së automjetit

Postuar në 12 Prill, 2014 14:33

Një prej aksidenteve të tmerrshme të ndodhur pak muaj më parë del se ka ardhur për shkak të një veprimi aspak të përgjegjshëm të drejtuesit të mjetit.

Aksidenti i ndodhur më 8 shkurt në aksin rrugor Shishtavec – Kukës, ku humbën jetën 7 persona, ka ardhur për shkak të bllokimit të timonit. Shoferi 21-vjeçar Bashkim Çuni, ka fikur makinën, për të mos harxhuar karburant.

Noka: Mesazhi i Tahirit është i vërtetë, ligji ndalon komunikimin me strukturat policore

Postuar në 12 Prill, 2014 12:06

Flamur Noka, iIsh-ministri i Punëve të Brendshme nuk i ka pranuar akuzat për mesazhin e ministrit Tahiri se kishte lidhje me përgjimin. Këtë sqarim ish-ministri Noka e bërë në studion e “News24” në rubrikën “Opinion”. Flamur Noka pretendon se mesazhi që sipas tij, Rama i ka dërguar në celular Tahirit, ka dalë nga stafi i kryeministrit ose Ministrit të Brendshëm. Në intervistën e mëposhtëme Flamur Noka tërheq vëmendjen se  më e rëndësishme është përmbajtja e mesazhit sesa burimi nga ka dalë ai.

Si e keni zbuluar mesazhin që bëtë publik në komisionin hetimor?

Carla Del Ponte: Hetimet për trafikimin e organeve në Kosovë, çështje që do të dështojë

Postuar në 12 Prill, 2014 10:19

“Nuk ka asgjë nga hetimet për trafikimin e organeve në Kosovë dhe mendoj se kjo aferë do të dalë e pasuksesshme dhe do të dështojë”, kështu ka thënë Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës.  Carla del Ponte, ka thënë se nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë nuk do të dalë asgjë. Ish-kryeprokurorja e Tribunalit për Krime të luftës në ish Jugosllavi ka shprehur keqardhje që “Kasapi i Ballkanit”, Slobodan Miloseviçi, ka vdekur pa e marrë dënimin e merituar për krimet e kryera ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë, Bosnjë e hercegovinë dhe Kroaci.

Mbledhje "e papritur" e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës

Postuar në 12 Prill, 2014 09:13

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një vizite të zhvilluar në një prej bizneseve fason në qytetin e Shkodrës, ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Kukës më 16 prill.

Veliaj ka cilësuar si të pavërtetë aludimin se qeveria “Rama” po investon më shumë në jug sesa në veri.

Rama: Nuk ka më “gjej një shesh e bëj një përshesh”. Kush vendos një tullë pa leje ndiqet penalisht

Postuar në 12 Prill, 2014 06:34

Gjatë shpërndarjes së titujve të pronësisë për ata që kanë ngritur shtëpi banimi pa leje në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se me këtë proces mbyllet kapitulli i ndërtimeve ma peleje.

Basha: Nuk do ta përdorim për të bllokuar konsensusin për reformën territoriale

Postuar në 12 Prill, 2014 05:43

“Reforma e pushtetit vendor dhe rindarja territoriale kërkon konsenus të plotë politik, se them unë, se thotë opozita, kështu është bërë gjithmonë.” Ky vazhdon të jetë qëndrimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me reformën territoriale.

Ardian Vehbiu: Nuk më pëlqen shqiptari modern; ose më mirë më pëlqen ai shqiptar që sot nuk bie në sy

Postuar në 12 Prill, 2014 05:36

Ardian Vehbiu është i mendimit se për të majtën shqiptare është ende herët që të kërkojnë “aktin e vet themelues” dhe shton se ajo që duhet të bëjë është “distancimin e prerë nga tradita enveriste”.

Në një intervistë gazetën “Mapo”, Vehbiu duke folur për shqiptarin e sotëm shprehet se, “nuk më pëlqen shqiptari modern; ose më mirë më pëlqen ai shqiptar që sot nuk bie në sy, por përpiqet të ruajë kontaktet me ata pak ishuj të së mirës, në oqeanin e së keqes”.

Kreut i Apelit në Tiranë: Gjin Gjoni fitoi miliona euro! Reagimi: Alaudin Malaj merr çështjet ekonomike

Postuar në 12 Prill, 2014 05:01

Një letër e publikuar dje, që i është dërguar Presidentit të Republikës, si dhe zyrtarëve më të lartë të drejtësisë, është bërë objekt i diskutimeve të gjata në mbledhjen e djeshme të KLD-së, pavarësisht se nuk ka qenë në rendin e ditës. Letra mban datën 3 mars 2014 dhe është firmosur nga kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, ku “akuzon” rëndë gjyqtarin e Apelit, Gjin Gjoni, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

10 vendet me perqindjet më të larta të vrasjeve - Shqiperia shume larg tyre

Postuar në 12 Prill, 2014 03:15

Sipas nje studimi të fundit të OKB-së, në vitin 2012, dhjetë vendet me perqindjet me të larta të vrasjeve ishin këto:

Honduras: 90.4 (për 100,000 banorë)

Venezuela: 53.7

Belize: 44.7

Salvador: 41.2

Guatemala: 39.9

Jamaica: 39.3

Suaziland: 33.8

Saint Kitts & Nevis: 33.6

South Africa: 31.0

Kolombia: 30.8

Shqipëria ishte poshtë mesatares botërore, me 5 vrasje për 100,000 banorë, duke qenë poshtë SHBA-së, Estonisë e Lituanisë.

Re.Pu.

Paralajmërohet hakmarrje për vrasjen e Ilia Karelit

Postuar në 12 Prill, 2014 02:57

“Orët e të gjithë gardianëve që torturuan për vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli janë të numëruara”. Kjo deklaratë kërcënuese dhe hakmarrëse ndaj vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar është bërë nga një grup kriminal të vetëquajtur “Zero Bandat”.

Mediet greke flasin për mundësinë e një hakmarrjeje ndaj gardianëve të cilët torturuan për vdekje Ilia Karelin. Autoritetet greke janë vënë në alarm pasi një grup kriminal i vetëquajtur “Zero Bandat” kanë marrë përsipër shpërthimin e një granate në automjetin në pronësi të gardianit G. Baradaki, ndodhur në 8 prill në qytetin Egaleos.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme