Mbledhje "e papritur" e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës

Postuar në 12 Prill, 2014 09:13

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një vizite të zhvilluar në një prej bizneseve fason në qytetin e Shkodrës, ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Kukës më 16 prill.

Veliaj ka cilësuar si të pavërtetë aludimin se qeveria “Rama” po investon më shumë në jug sesa në veri.

“Është një qeveri e të gjitha shqiptarëve ka financuar aq projekte në Shkodër saç ka financua dhe në Gjirokastër. Për ta provuar këtë, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen në Kukës me rastin e 15-vjetorit të eksodit të madh kosovar”, tha ministri.

Lajmi për një mbledhje të tillë është shprehur sot për herë të parë publikisht. Deri tani dihej se mbledhja e radhës e përbashkët do të mbahej në Vlorë.

 S.S

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Mbledhje, Mbledhje, Mbledhje, Mbledhje, Mbledhje, Mbledhje ..............si ne kohen e dikurshme kur u bajshin Mbledhje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.