Fatos Hoxha: PD nuk mund të ringrihet me humbësit

Postuar në 12 Prill, 2014 02:48

Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatos Hoxha shprehet se nuk mjafton “fillimi i ri” për ringritjen e PD-së pas humbjes së zgjedhjeve.

Sipas tij, "PD nuk mund të ngrihet duke shpallur fillimin e ri me shkaktarët e humbjes, me ata që janë përgjegjësit kryesorë të rrënimit të kësaj force”.

“PD nuk mund të ringrihet me ish-drejtorë Doganash, Hipotekash, kompanish energjetike, me ish-drejtues të cilët janë me precedentë penalë në Prokurori, me njerëz të përdorur nga qeveria e sotme etj... PD mund të fillojë realisht ringritjen, kur vetë këta që janë në krye të PD-së të shohin dhe të pranojnë të vërtetën, sado e dhimbshme qoftë ajo", shkruan Hoxha në një koment në Facebook.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/fatos-hoxha-pd-s-mund-te...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.