Carla Del Ponte: Hetimet për trafikimin e organeve në Kosovë, çështje që do të dështojë

“Nuk ka asgjë nga hetimet për trafikimin e organeve në Kosovë dhe mendoj se kjo aferë do të dalë e pasuksesshme dhe do të dështojë”, kështu ka thënë Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës. Carla del Ponte, ka thënë se nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë nuk do të dalë asgjë. Ish-kryeprokurorja e Tribunalit për Krime të luftës në ish Jugosllavi ka shprehur keqardhje që “Kasapi i Ballkanit”, Slobodan Miloseviçi, ka vdekur pa e marrë dënimin e merituar për krimet e kryera ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë, Bosnjë e hercegovinë dhe Kroaci. “Nuk kam pasur dëshirë të shkojë ashtu. Kam pasur dëshirë ta shoh duke e vuajtur dënimin, duke paguar për gjithë ato të këqija që ka bërë mbi civilët e pafajshëm”, ka thënë ajo. Del Ponte ka uruar që dy kriminelët tjerë serbë, Radivan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç” të vuajnë dënimin për krimet monstruoze ndasj popullsisë joserbe në hapësirën e ish-Jugosllavisë. “Karaxhiçit dhe Mladiçit u uroj shëndet të mirë dhe shpresoj se së shpejti do të paguajnë çmimin për krimet dhe gjenocidin që kanë bërë në viset e ish-Jugosllavisë, kundër jo serbëve”, ka thënë Del Ponte. Carla del Ponte ishte personi i parë e cila ka përmendur për herë parë dyshimet për krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
http://illyriapress.com/del-ponte-ska-asgje-nga-hetimi-per-t...
S.S
Comments
Pse Carla Del Ponte: Hetimet
<p>Pse <span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Georgia, 'Times New Roman', Times, serif; font-size: 2.5em; line-height: 1.2em;">Carla Del Ponte: Hetimet për trafikimin e organeve në Kosovë, çështje që do të dështojë</span></p>
Add new comment