Paralajmërohet hakmarrje për vrasjen e Ilia Karelit

“Orët e të gjithë gardianëve që torturuan për vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli janë të numëruara”. Kjo deklaratë kërcënuese dhe hakmarrëse ndaj vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar është bërë nga një grup kriminal të vetëquajtur “Zero Bandat”.
Mediet greke flasin për mundësinë e një hakmarrjeje ndaj gardianëve të cilët torturuan për vdekje Ilia Karelin. Autoritetet greke janë vënë në alarm pasi një grup kriminal i vetëquajtur “Zero Bandat” kanë marrë përsipër shpërthimin e një granate në automjetin në pronësi të gardianit G. Baradaki, ndodhur në 8 prill në qytetin Egaleos.
Kërcënimi
“Paralajmërim: Të gjithë gardianët që morën pjesë në torturimin, vrasjen në grup të Ilia Karelit quhen nga sot të shënjestruar. Njoftojmë që ata që nuk u arrestuan, se emrat e tyre janë tashmë të njohura përmes akt-akuzës por edhe nga të burgosurit. Janë në listën përfundimtare “të fshirjes”. Kudo që të fshihen, në çdo detyrë që të ndërrojnë ta dinë që do t’i zbulojmë dhe do të bien në pritën tonë. Sa u përket gardianëve të burgosur, ata të dinë që në çdo burg apo sektori sigurie që të shkojnë do të takohen me fatin e tyre. Orët e tyre janë të numëruara”.
Add new comment