Arkiv-Lajme
“Dueli” Parlament-Presidencë për kandidaturën e Alaudin Malajt në Gjykatën e Lartë
Duket se edhe kandidatura e Alaudin Malajt për në Gjykatën e Lartë nuk do të kalojë në parlament. “Mapo” shkruan se mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Presidentit Bujar Nishani ka patur një letërkëmbim lidhur me këtë process, i cili zbulon qëndrimin e mazhorancës. ““Nisur nga parashikimi i ligjit dhe si shprehje e frymës së bashkëpunimit institucional që duhet të karakterizojë të gjithë procesin, lutemi të na bëni me dije në lidhje me kriteret objektive dhe shtesë që janë gjetur të përmbushura prej jush në kandidaturën e z. Alaudin Malaj”, shkruhet në letrën e Metës.
Sot bëhet efektive aministia. 900 të burgosur do të lënë qelitë
Sot bëhet efektive amnistia epër një kategori të burgosurish shqiptarë. Numri i atyre që përfitojnë nga ligji në fjalë është 900 dhe siç bëhet e ditur lirimi i tyre nga qelitë do të nisë sot në të gjithë vendin njëkohësisht. Ligji përfshin “ata persona që janë dënuar deri në tre vjet ose ajo kategori personash që i kanë mbetur tre vjet dënim, por që nuk kanë kryer vepra penale që cilësohen si krime të rënda.
Çili versus Lubonja në një polemikë mbi shtypin e shkruar
“Çili si paralajmërues i falimentimit të sistemit” ishte titulli i shkrimit të djeshëm të Fatos Lubonjës, të publikuar në Panorama.
Baza e PS-së në protestë. Shkak, emërimet në drejtoritë rajonale
Gazeta “Shqip” shkruan sot se ka një pakënaqësi në rritje nga baza socialiste për qeverinë në Tiranë për shkak të emërimeve në funksione të ndryshme. Madje në Berat socialistët e bazës kanë dalë edhe në protestë që sipas “Shqip” është një formë reagimi pasi siç shprehen ata “kanë humbur çdo komunikim me deputetët”. Problematike e konsideron gazetari Bledi Gilaj edhe situatën në Elbasan dhe në Korçë ku emërimet e drejtuesve në disa drejtori rajonale nuk jaë pritur mirë. Madje socialisttë i qenkan bashkuar shqetësimit të shprehur më parë nga demokratët.
Në bllok kundër Janullatosit. Reagime të disa historianëve dhe shkrimtarit Agolli
Gazetat janë marrë sot me reagimin e djeshëm të Sinodit të Kishës Ortodoske rreth deklaratve të ish-kreut të ShIK-ut, Fatos Klosi. Kështu, “Panorama” jep në faqe të parë një qëndrim të Dritëro Agollit të titulluar: “Kryepeshkopi Janullatos erdhi për të mësuar priftërinjtë e rinj, jo për të ndenjur”, kurse gazeta “Mapo” ka ka ndërtuar atë që e quan forum historianësh përmes deklarimeve të Beqir Metës, At Nikolla Marku dhe Maringlen Verlit. “Hierarkia kishtare duhet të jetë e gjitha shqiptare”, thotë Meta, kurse Verli flet për rrezikun e zhvillimeve që dalin nga linjat kombëtare.
Pa paguar siguracionin nuk do të ofrohet kolaudimi! “VizionPlus” raporton se masa mund të hyjë në fuqi që këtë 6-mujor
“VizionPlus” raportoi sot një lajm sipas të cilit qeveria pritet që së shpejti të vendosë një rregull të ri për drejtuesit dhe poseduesit e një automjeti. Sipas këtij informacioni, ata drejtues që do të drjetohen për të bërë kolaudimin, do të duhet paraprakisht të kenë prerë siguracionin e mjetit. Në të kundërt shërbimi për kolaudimin nuk do të ofrohet. Kjo supozohet se do të luftojë informalitetin në tregun e sigurimeve. Sipas “VizionPlus” mendohet që kjo masë të bëhet active Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2014, pra së afërmi.
Dekreti i Nishanit, Kristaq Gërveni lirohet nga detyra e përfaqësuesit ushtarak në NATO
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka liruar nga detyra përfaqësuesin e Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gërveni. "Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 8 të nenit 7 të ligjit nr.
Debate dhe akuza në Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici. Erzen Breçani: “Më shkarkuan për shkak të origjinës dhe debateve me ministrin”
Sot ka vijuar punën e vet Komisioni Hetimor Parlamentar për lëvizjet në polici. Drejtues aktualë, ose edhe ish-drejtues të Policisë kanë folur para komisionit, në një mbledhje të shoqëriar me debate dhe ndërhyrje të shumta të deputetëve të të dja palëve. Kështu ish-shefi i Krimit Ekonomik ka folur për çështjen e arresrtimit të babait të Saimir Tahirit dhe pasojat e këtij akti. “Për operacionin ku u arrestua babai i ministrit aktual janë liruar katër persona,ndërsa janë transferuar në detyra të tjerë efektive të tjerë të njësisë së antikrimit ekonomik që drejtoja unë.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ikën Artan Minarolli. Në detyrë Ilir Butka
Qeveria ka vendosur sot që të bëjë ndryshimin e titullarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Kështu Artan MInarolli, që ka qenë deri më sot kryetar i saj është “liruar nga detyra” për t’u zëvendësuar aty me Ilir Butkën. Mediat njoftonin më herët se në garë me Butkën ka qenë edhe Joni Shanaj, por duket se kryeministri ka zgjedhur të parin.
s.z
“To Vima” nxjerr fotot tronditëse të Ilia Karelit pak para se të torturohet
Imazhe tronditëse ka publikuar së fundi gazeta greke “To vima” në sajtin e saj, ku duket i dënuari shqiptar Ilia Kareli teksa cohet në qelinë e torturave në burgun e Nigritas. Aty duket 42 vjeçari, në momentet e para të hyrjes në burgun e Nigritas: I rrethuar nga zyrtarët e burgut, ndër të cilët edhe vetë drejtori. Zyrtarët e burgut e cojnë Karelin në 3.45 në dhomën e pritjes dhe 2 orë e 45 minuta më vonë ai tërhiqet pothuajse lakuriq në qelinë, ku dha frymën e fundit. Pas publikimit të këtyre fotove, gazeta e quan Nigritën një "Abu Ghraib" grek.