Sot bëhet efektive aministia. 900 të burgosur do të lënë qelitë

Sot bëhet efektive amnistia epër një kategori të burgosurish shqiptarë. Numri i atyre që përfitojnë nga ligji në fjalë është 900 dhe siç bëhet e ditur lirimi i tyre nga qelitë do të nisë sot në të gjithë vendin njëkohësisht. Ligji përfshin “ata persona që janë dënuar deri në tre vjet ose ajo kategori personash që i kanë mbetur tre vjet dënim, por që nuk kanë kryer vepra penale që cilësohen si krime të rënda. Mësohet se gratë e burgosura, të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj amnistie kanë mbushur moshën 50 vjeç dhe burrat që mbushin 60 vjeç do të përfitojnë prej saj, pasi sipas ligjvënësve, rrezikshmëria e tyre është tejet e ulët”. Po kështu Është përcaktuar falja me një vit e gjysmë të dënimit të grave dhe të miturve, vetëm në rast nëse ata nuk kanë kryer vepra të rënda penale.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/10/amnistia-sot-lirohen-900-te-bur...
s.z
Add new comment