Pa paguar siguracionin nuk do të ofrohet kolaudimi! “VizionPlus” raporton se masa mund të hyjë në fuqi që këtë 6-mujor

“VizionPlus” raportoi sot një lajm sipas të cilit qeveria pritet që së shpejti të vendosë një rregull të ri për drejtuesit dhe poseduesit e një automjeti. Sipas këtij informacioni, ata drejtues që do të drjetohen për të bërë kolaudimin, do të duhet paraprakisht të kenë prerë siguracionin e mjetit. Në të kundërt shërbimi për kolaudimin nuk do të ofrohet. Kjo supozohet se do të luftojë informalitetin në tregun e sigurimeve. Sipas “VizionPlus” mendohet që kjo masë të bëhet active Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2014, pra së afërmi. Numri I automjeteve që realizojnë kolaudimin brenda një viti janë 306 mijë, ndërkohë që mendohet se janë 100 mijë automjete që nuk paguajnë taksat.
s.z
Add new comment