Dekreti i Nishanit, Kristaq Gërveni lirohet nga detyra e përfaqësuesit ushtarak në NATO

Postuar në 09 Prill, 2014 13:32

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka liruar nga detyra përfaqësuesin e Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gërveni. "Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 8 të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, dekreroj...'Kundëradmiral Kristaq Gerveni, lirohet nga detyra e Përfaqësuesit Ushtarak në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Belgjikë'", thuhet në dekretin e Nishanit. Duhet theksuar se Gërveni vetëm lirohet nga detyra, pa përcaktuar detyrën e re, nëse do të marrë një të tillë. s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.