Çili versus Lubonja në një polemikë mbi shtypin e shkruar

“Çili si paralajmërues i falimentimit të sistemit” ishte titulli i shkrimit të djeshëm të Fatos Lubonjës, të publikuar në Panorama. Në të, Lubonja ëhstë ngacmuar nga lajmi, sipas të cilit Çili nuk është më botues i Mapos, por donator i saj (lexoni intervistën e Çilit në linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/04/03/intervista-henri-ci...), dhe gjen shkak për t’u marrë me dukurinë e njohur të shtypit shqiptar, që financohet me paratë që botuesit i nxjerrin nga veprimtari të tjera biznesi. Shkrimin e Lubonjës mund ta lexoni të plotë në linkun http://www.panorama.com.al/2014/04/09/cili-si-paralajmerues-i-falimentimit-te-sistemit/.
Henri Çili i përgjigjet Lubonjës sot, po në Panorama, dhe titulli i shkrimit është “Lubonja, aleati ynë për ndërtimin e kapitalizmit”. Çili e pranon se Mapon e ka pasur me humbje për tre vitet e para, dhe kjo e ka bërë që të heqë dorë nga ideja apër ta parë si biznes, dhe ta financojë si donator. “Qëllimi im [në këtë operacion] është që shtypi i shkruar të shihet me sy tjetër nga shoqëria shqiptare, me më shumë mirënjohje”. Shkrimin e Çilit mund ta ndiqni të plotë në linkun http://www.panorama.com.al/2014/04/10/lubonja-aleati-yne-per....
Re.Pu.
Add new comment