Arkiv-Lajme

Ramiz Lladrovci: Organizatat ekstremiste myslimane, kanë “taksur” 600 milionë euro për radikalizimin e Ballkanit

Postuar në 08 Prill, 2014 09:41

Autori Ramiz Lladrovci, deputet i parlamentit të Kosovës, shkruan në gazetën Dita mbi strukturat dhe shërbimet e huaja që ndikojnë në Kosovë për nxitjen e ideve radikale. Dhe ai thotë se shoqata e organizata salafiste, kanë përcaktuar një fond rreth 600 milionë euro për rritjen e lëvizjes ekstremiste në rajon. Ja ç’thotë Lladrovci:

Hapet “loja” e kandidaturave për Bashkinë e Tiranës. T.O shkruan: Ja avantazhet e Tahirit dhe Veliajt për garën e 2015

Postuar në 08 Prill, 2014 08:49

Edhe pse jemi një vit para zgjedhjeve për pushtetin vendor, gazeta “Tirana Observer” ka hapur “lojën e emrave” rreth kandidaturave të mundshme për të garuar për bashkinë më të rëndësishme në vend, atë të Tiranës. Në kryeartikullin e sotëm, kjo gazetë shkruan se Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj janë dy emrat më të mundshëm për të përfaqësuar Partinë Socialiste në garën për Bashkinë e Tiranës pas një viti.

Marko Dajti për gazetën Sot: Po, shtatoren e Zogut tentuam ta hedhim ne. Të ngarkuarit me rrëzimin, i përjashtuam nga partia se dështuan!

Postuar në 08 Prill, 2014 07:56

Gazeta Sot ka zbardhur “historinë” e incidentit me monumentin e Ahmet Zogut. Kanë qenë grupet komuniste ato kanë tentuar të rrëzojnë në mesnatë shtatoren në fjalë, pikërisht në ditën e 75 vjetorit të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Të kontaktuar nga gazeta, krerët e grupeve komuniste në Shqipëri kanë konfirmuar përgjegjësinë për tentativën për rrëzimin e bustit të Zogut, madje ata paralajmërojnë se tani do ta rrëzojnë bustin e Zogut ditën për diell.

Kamëz, minoreni shkon në klasë me pistoletë në brez. Mësuesja lajmëron policinë

Postuar në 08 Prill, 2014 06:56

Një minoren është arrestuar nga policia e Tiranës mesditën e sotme, njofton ATSH, pasi është kapur me armë në ambientet e shkollës. Ngjarja ka ndodhur në Gjimnazin “Ibrahim Rrugova”, në Kamëz, ku 16-vjeçari me inicialet D.K (foto ilustruese), lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, është gjetur me armë zjarri. Zbulimin e ka bërë mësuesja e cila gjatë një kontrolli të ushtruar ka gjetur dhe pistoletën e fshehur në brez nga 16 vjeçari. Uniformat blu me të marrë njoftimin kanë bërë shoqërimin e minorenit në komisariat dhe konfiskimin e armës së zjarrit tip “TT” pistoletë.

 

a.k

Studentët zënë ngushtë Hashim Thaçin: I thërrasin: Hajn dhe mashtrues. Pesë syresh arrestohen

Postuar në 08 Prill, 2014 05:37

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është përballur me një situatë jo të këndshme në momentin kur ka vizituar mensën e studentëve në universitetin e Prishtinës. Një grup studentësh, njofton gazeta Zëri, i janë vërsulur atij duke e quajti “hajn dhe mashtrues”. Gazeta komenton se “nëse shohim fushatën e fundit të kryeministrit, kudo që ai ka shkuar është pritur vetëm me buzëqeshje dhe miratime mbi punën e tij. Madje ishin edhe të lumtur që ai po i vizitonte. Mirëpo jo edhe kësaj radhe”.

Reshat Arbana për Javën: Do ta paguajmë shtrenjtë prekjen e gjuhës shqipe

Postuar në 08 Prill, 2014 03:48

Aktori i njohur Reshat Arbana ka dhënë një intervistë për revistën Java. I pyetur nga Ben Andoni, ai ka vënë theksin tek rreziku që po i kanoset gjuhës shqipe nga lehtësia me të cilën mund të preket ose modifikohet. “Të prekësh shqipen dhe elementët tonë të identitetit, është një krim jashtëzakonisht i madh. E ndjej se kjo është bërë më e pranishme, madje edhe shkrimtarët shkasin nga mënyra logjike e ndërtimit të fjalisë. Tekstet ngarkohen me fjalë, që ata mundohen t’i zbukurojnë e t’i zgjidhin ndryshe, por që nuk janë aspak shqiptare.

Edhe 16 deputetë në pritje për legalizim pronash tek ALUIZNI. Lista me emra “të majtë e të djathtë”

Postuar në 08 Prill, 2014 02:51

Ashtu si qytetarët e thjeshtë, edhe 16 deputetë kanë depozituar dosjet e tyre pranë ALUIZNI dhe presin dokumentin që do t’i bëjë ata pronarë të tokave apo ndërtesave. Gazeta Shqiptare ka numëruar gjithë emrat në portalin online të ALUIZNI-t, dhe ka rezultuar shifra e mësipërme e deputetëve, të majtë e e të djathtë. Tom Doshi pret legalizimin e një prone në Shkodër, Paulin Sterkaj është në pritje të përgjigjes për një pronë të tij në Tiranë. Ndërsa kolegu i tyre Dashamir Peza pret legalizim për pronën e tij, pikërisht në Pezë.

Nuk ka liberalizim vizash për Kosovën brenda këtij viti, thotë komisionerja Malmstrom

Postuar në 07 Prill, 2014 16:04

Komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom ka zbehur shpresat se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të ndodhë gjatë këtij viti, njofton Koha Ditore.

Malmstrom, e cila jep vulën e fundit në vlerësimin nëse Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, i është përgjigjur deputetëve të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek, ku ajo nënvizon se liberalizimi mund të ndodhë vetëm në atë moment kur autoritetet kosovare i plotësojnë të gjitha kushtet që janë të përcaktuara në udhërrëfyes.

Degjenerimi i situatës në Ukrainë, Perëndimit i sos durimi. SHBA dërgon një aeroplanmbajtëse në Detin e Zi

Postuar në 07 Prill, 2014 14:58

Kriza e Ukrainës lindore ka bërë që ngjarjet e Krimesë të duken si të shumë viteve më parë. Por kjo taktikë e Moskës ka çuar në kufijtë e durimit Perëndimin. Një luftanije amerikane është nisur drejt Detit të Zi. Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, që shpjegon se vendimi është marrë për të siguruar aleatët e shqetësuar në Europën Lindore, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe pas trazirave të prorusëve në Donetsk. Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në Ukrainën lindore, duke kërcënuar me sanksione të mëtejshme.

Mbyllet memoriali i UÇK-së në Skënderaj, investitorët amerikanë: Qeveria, asnjë mirëmbajtje

Postuar në 07 Prill, 2014 13:16

Investitorët amerikanë kanë mbyllur përkohësisht Memorialin e UÇK-së në Marinë të Skenderajt, në të cilin në një pllakë të mermertë janë skalitur emrat e mbi 2 mijë dëshmorëve të luftës së UÇK-së nga gjithë Kosova.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme