Reshat Arbana për Javën: Do ta paguajmë shtrenjtë prekjen e gjuhës shqipe

Postuar në 08 Prill, 2014 03:48

Aktori i njohur Reshat Arbana ka dhënë një intervistë për revistën Java. I pyetur nga Ben Andoni, ai ka vënë theksin tek rreziku që po i kanoset gjuhës shqipe nga lehtësia me të cilën mund të preket ose modifikohet. “Të prekësh shqipen dhe elementët tonë të identitetit, është një krim jashtëzakonisht i madh. E ndjej se kjo është bërë më e pranishme, madje edhe shkrimtarët shkasin nga mënyra logjike e ndërtimit të fjalisë. Tekstet ngarkohen me fjalë, që ata mundohen t’i zbukurojnë e t’i zgjidhin ndryshe, por që nuk janë aspak shqiptare. Tekste, gjoja sikur janë shqip, por aq të ngarkuara me fjalë të huaja bëhen të lodhshme, thjesht ngaqë duan të thonë sesa intelektualë janë apo që vetëm ata i njohin fjalët e huaja dhe botën. Për mua, të ngacmosh shqipen është një krim që nuk do dimë si ta korrigjojmë dhe do ta paguajmë shtrenjtë.

Unë, vetë, kam ruajtur shqipen me bazën te standardi. Ama, di mirë të justifikoj atë që kanë bërë disa poetë në dialekt. Dhe, në recitim e kam ruajtur këtë regjistër. Për një poet të veriut që shkruan në gjuhën e vet dialektore, si është Fishta për shembull, përpiqem të  shkoj sipas fjalëve që ka thënë poeti i madh. Por, edhe në këtë rast, arrij t’i bëj të kuptueshme sepse për hir të së vërtetës është e vështirë t’ia japësh një banori të sotëm dialektin e vështirë të asaj kohe”.

Sigurisht, shton Arbana, meraku për gjuhën është i fundit në mendjen e politikës së sotme.

 

Lexoni më shumë në: http://revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/201447/prekja-e-shqipes-krim-qe-do-e-paguajme-shtrenjte

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.