Nuk ka liberalizim vizash për Kosovën brenda këtij viti, thotë komisionerja Malmstrom

Postuar në 07 Prill, 2014 16:04

Komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom ka zbehur shpresat se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të ndodhë gjatë këtij viti, njofton Koha Ditore.

Malmstrom, e cila jep vulën e fundit në vlerësimin nëse Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, i është përgjigjur deputetëve të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek, ku ajo nënvizon se liberalizimi mund të ndodhë vetëm në atë moment kur autoritetet kosovare i plotësojnë të gjitha kushtet që janë të përcaktuara në udhërrëfyes.

Dy eurodeputetet, Lunacek dhe Fajon, kanë kërkuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian përshpejtim të procedurës dhe dhënie të rekomandimit për heqje të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti. Sidoqoftë, Cesilia Malmstrom në përgjigjen e saj tërheq vërejtjen se procesi i vizave bazohet në merita e jo, siç shprehet ajo, në afate e korniza kohore.

“Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me këtë dhe asnjëherë nuk kemi dhënë shpresa të kota. Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi dhe duhet të demonstrojë se në momentin kur të hiqen vizat, nuk do ekzistojë më rreziku nga migrimi apo ndonjë rrezik që ka të bëjë me siguri”, thotë Cecilia Malmstrom në letrën e dërguar në Parlamentin Evropian. “Vetëm kur të ndodhin këto, Komisioni Evropian do rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën”, porosit ajo.

Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, të cilave iu drejtohet Malmstrom me letrën, e cilësuan përgjigjen e Komisionit Evropian si tejet dekurajuese. Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian, Fajon deklaroi së është e dëshpëruar me përmbajtjen e letrës dhe me mungesën e përkushtimit ndaj afateve që mund të shërbenin si kornizë për heqje të vizave. “Pavarësisht kësaj ne do vazhdojnmë të insistojmë se duhet hequr vizat për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Fajon.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.