Kamëz, minoreni shkon në klasë me pistoletë në brez. Mësuesja lajmëron policinë

Postuar në 08 Prill, 2014 06:56

Një minoren është arrestuar nga policia e Tiranës mesditën e sotme, njofton ATSH, pasi është kapur me armë në ambientet e shkollës. Ngjarja ka ndodhur në Gjimnazin “Ibrahim Rrugova”, në Kamëz, ku 16-vjeçari me inicialet D.K (foto ilustruese), lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, është gjetur me armë zjarri. Zbulimin e ka bërë mësuesja e cila gjatë një kontrolli të ushtruar ka gjetur dhe pistoletën e fshehur në brez nga 16 vjeçari. Uniformat blu me të marrë njoftimin kanë bërë shoqërimin e minorenit në komisariat dhe konfiskimin e armës së zjarrit tip “TT” pistoletë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.