Arkiv-Lajme
Gjiknuri homologut grek: Me shumё rёndёsi aktivizimi i komitetit pёr ujёrat ndёrkufitare
Gjiknuri homologut grek: Me shumё rёndёsi aktivizimi i komitetit pёr ujёrat ndёrkufitare
Ministri i Energjisё dhe Industrisё, Damian Gjiknuri zhvilloi njё vizitё zyrtare nё Greqi ku u takua me Ministrin e Mjedisit, Energjisё dhe Ndryshimeve Klimaterike, Yannis Maniatis.
Dy ministrat u ndalёn nё çёshtje tё bashkёpunimit mes dy vendeve nё fushёn e energjisё. Me theks tё veçantё ishte diskutimi mbi projektin e gazsjellёsit Trans Adriatik (TAP).
Zv.kryetari i bashkisë Krujë prish lapidarin e dëshmorëve pasi i prish pamjen e lokalit
Babëzia nuk njeh kufi dhe kur kjo përzihet dhe me pushtet, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Ky është edhe rasti në Krujë.
Vëllai i nënkryetarit të Bashkisë së Krujës, Alfred Mërlika, është akuzuar se ka prishur lapidarin e 4 dëshmorëve të çlirimit të Krujës.
Denoncimi është bërë nga Komiteti i Veteranëve në Krujë, të cilët sqarojnë se Alfred Mërlika e ka prishur lapidarin për qëllime private, raporton “Tema”. Sipas tyre, lapidari i zinte pamjen lokalit që ka ndërtuar, dhe për këtë arsye vendosi që ta prishte lapidarin.
Ambasada amerikane: Lazarati, zonë jashtë kontrollit të ligjit
Ambasada amerikane në Tiranë vë në dijeni qytetarët amerikanë se punonjësve të qeverisë amerikane në Shqipëri u është ndaluar që të udhëtojnë drejt Lazaratit dhe informohen për rrezikun e udhëtimit në këtë vend. Në njoftim thuhet se, Lazarati njihe si një nga vendet që ka prodhimin më të madh të marijuanës në Evropë. Më pas, zyrtarët vihen në dijeni për operacionet e dështuara të policisë për hyrë në fshat.
Paloka: I bindur që Rama s’është i sinqertë
Si në lidhje me kërkesën e kryeministrit Rama për takim me kryeopozitarin Basha, edhe ne lidhje me faljen publike që kërkoi Rama në Kuvend për fjalët e përdoruara prej tij, Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, është i bindur se nuk janë të sinqerta. I ftuar në DEBAT+ në Vizion Plus, ai i tha moderatorit Eduard Zaloshnja se mund të vërë bast që Rama do të vazhdojë të përdorë gjuhë joetike. “Nqs doni, mund te vendosim bast. Caktoni nje kameraman qe te ndjeke Edi Ramen ne ato qe do thote në Kuvend,” tha ai.
Blushi: Islami po kthehet në lëvizje politike
Ben Blushi, në librin “Hëna e Shqipërisë”, parashikon radikalizim fetar dhe shprehet se islami do të shkojë drejtë formimit të një formacioni politik. “Ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupimet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. është pothuajse një lëvizje politike”, shprehet Blushi.
Sëmundje të tjera rëndojnë shëndetin e Gabriel Garcia Marquez, prej një jave në spital
Gabriel Garcia Marquez është shtruar në spital. Nobelisti i mirënjohur për të gjithë dashamirësit e letërisë vuan nga një infeksion në mushkëri dhe ai urinar. Mësohet se 87-vjeçari është shtruar në spital që nga dita e hënë pas disa shqetësimeve nga sëmundja. Mjekët në spitalin Mexico City thonë se, Marquez ka reaguar shumë mirë ndaj mjekimit me antibiotikë, ndërsa djali i tij Gonzalo ka njoftuar se nuk ka ndonjë emergjencë dhe shumë shpejt babai i tij do të lërë spitalin në gjendje shumë të mirë.
ANSA: Serbët e Malit të Zi i thonë “JO NATO-s” dhe ofrojnë tokat falas për bazat ushtarake të Rusisë
Banorë të etnisë serbe në fshatra të ndryshëm në veri të Malit të Zi ofrojnë falas tokat e tyre për Rusinë, që kjo e fundit të ndërtojë bazat ushtarake dhe kontestojnë apiratën e qeverisë së Podgoricës për ta anëtarësuar vendin në NATO.
"Do t’i drejtohemi ambasadës ruse ose direkt Moskës, për të thënë se ne nuk duam NATO-n këtu por Rusinë. Rusët javë vëllezërit tanë” ka thënë një nga promotorët, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Sipas kësaj agjencie, NATO është pak popullore mes serbëve pas ndërhyrjes ushtarake kundër Serbisë në konfliktin me Kosovën.
Express: "Sheiku" nga Skrapari viziton Kosovën
Ilir Meta, “sheiku” nga Skrapari që viziton Kosovës, kështu është pritur dhe komentuar në Kosovë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Ilir Meta ka bërë një vizitë të shkurtër në Prishtinë, ku është takuar me krerët më të lartë të Shtetit të Kosovës. Por kjo vizitë është ciëlsuar ashtu sikurse edhe e shumë zyrtarëve të tjerë shqiptare në Kosovë pa asnjë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kallëzim Penal për Avenir Pekën, Agim Toron dhe dy ish zyrtarë të AKKP, ndryshuan pronarët e territorit të Gardës së Republikës
Kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të AKKP Avenir Peka, Agim Toron, zv/ Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor Drejtorie, Ardian Spahiajn, ish-Përgjegjës i Sektorit Juridik dhe Kontrollit dhe Arben Cenaliajn, ish-Përgjegjës i Sektorit të Shqyrtimit për Qarkun e Tiranës. Kallëzimi penal për këta shtetas është bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për paligjshmëri të konstatuara në katër vendime për kthim prone të territoreve të Gardës së Republikës.
Naço në SHBA: Na jepni ndihmën e FBI kundër krimit të organizuar
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço kërkon ndihmën e FBI-së për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë kërkesë ministri ynë i drejtësisë e ka shprehur gjatë vizitës së tij zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nasip Na ço është takuar me Zv/Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së z. James M. Cole të cilit gjithashtu i kërkoi ndihmën e FBI për trajnime dhe veprime operacionale të përbashkëta. “Jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe me çdo mjet. Paketa ‘Antikorrupsion’ do të na ndihmojë për ta dekurajuar këtë fenomen”, ka thënë Naço.