Express: "Sheiku" nga Skrapari viziton Kosovën

Postuar në 04 Prill, 2014 09:19

Ilir Meta, “sheiku” nga Skrapari që viziton Kosovës, kështu është pritur dhe komentuar në Kosovë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Ilir Meta ka bërë një vizitë të shkurtër në Prishtinë, ku është takuar me krerët më të lartë të Shtetit të Kosovës. Por kjo vizitë është ciëlsuar ashtu sikurse edhe e shumë zyrtarëve të tjerë shqiptare në Kosovë pa asnjë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo vizitë më shumë është vlerësuar si një eskursion i thjeshtë e Kreut të Kuvendit të Shqipërisë, eskursion i një “sheiku” nga Shqipëria i cili po takon disa “sheikë” të një vendi fqinj për kënaqësinë e tyre. Ekspress shkruan se vizita të tilla janë shpeshtuar kohët e fundit, në dy anët e kufirit. Sipas kësaj medie kosovare, zakonisht liderët që nuk kanë ndonjë reputacion të mirë ndërkombëtar, siç është Meta apo liderë tjerë shqiptarë e Kosovë, në pamundësi për të realizuar ndonjë takim në kancelaritë kryesore botërore, vijnë në Prishtinë apo shkojnë në Tiranë. Duke komentuar deklaratat e Metës, partinë e tij, LSI dhe koalicionin e tij me Berishë dhe me Ramën, Ekspress shkruan se : “A është Meta njeriu i duhur për të folur për integrime europiane? Natyrisht se jo. Ai ka ndërtuar një parti, LSI-në, që më shumë është një sipërmarrje biznesesh sesa subjekt politik ku aderojnë njerëzit për shkak të bindjeve të caktuara politike. Ka tradhtuar të majtën shqiptare dhe ka mbajtur në pushtet katër vite Sali Berishën, ndërkohë që dy javë para mbarimit të mandatit ka kaluar sërish në kampin e partive të majta. Mediat e huaja kanë hedhur dyshime për rritjen e tij në zgjedhjet e fundit, duke përmendur edhe mundësinë që ai të ketë paguar për vota. Për të mos harruar se Ilir Meta, pavarësisht se u shpall i pafajshëm nga gjykata, ishte parë dhe dëgjuar nga shqiptarët teksa fliste për për mijëra euro me Ministrin e tij, Dritan Priftin. Jo vetëm  kaq. Ilir Meta njihet si një ndër politikanët më të pasur në Shqipëri. Javën që shkoi gruaja e tij prezantoi vilën në Durrës, ku ndër të tjera, ka rreth 11 tualete, ndërkohë që në mes të Tiranës ka edhe një shtëpi katër katshe. Është irrituese kur një “sheik” i tillë iu flet “sheikëve” tanë për integrimet europiane. Ata janë pikërisht e kundërta e politikanëve europianë.”, thuhet në artikullin e Ekspress.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/shenim-i-redaksise-sheiku...

S.S

Comments

Submitted by aron (not verified) on

Do te isha budallai me i madh, nese brenda nje periudhe kohe jo me shume se nje vit Ilir Meten nuk do ta shihnim pas hekurave. Te gjithe mund te mendojne se duhet futur pas hekurave Berisha, por keni per te pare se ai qe do te futet brenda eshte Meta. Per te askujt nuk do ti vinte keq.  Vagoni  qe terheq Meta, i ashtuquajtur LSI, eshte i mbushur plote me te pabese dhe pa moral njerezor. Qofte edhe njeri prej tyre as qe do te shqetesohet per fatin e tij, por do te kalojne tek PS dhe do te thone se "mire ja bene, atij hajduti ordiner, sepse ate meritonte". Perkrehesit e Metes jane aq te pabese dhe pamoral, sa nuk di se ku ti kapesh. Qofte edhe njeri prej tyre as qe e do Meten, ai thjesht ju duhet. Pra, shkurt, ai qe mund te sakrifikohet per kete zallamahi politike ne kete vend eshte vetem Meta. Vetem ky eshte pa perkrahes serioz, ose  e thene ndryshe me perkrahes sa per sy e faqe. Perkrahesit Meten jo se e duan, por ju duhet. Dhe ata do te jene bashke me te, per aq sa do t'u duhet.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Te shohesh Meten pas hekurave, do te thote te enderrosh qe ne Shqiperi gjerat do te ndryshojne per mire !

Submitted by Delli USA (not verified) on

Vetem korrupsioni nuk luftohet me te korruptuarit e L S I -se brenda,keni ndigjuar gjikundi nga pd-ja e Saliut ta godasi Meten per korrupsion?,natyrisht jo,se i hapen petet lakrorit 4 vjecar.

Submitted by toni (not verified) on

Grini sallat grini,Meta do jete President pas nje viti.

Submitted by toni (not verified) on

Iliri me votat tuaja do jet president ,ju ben gerr ,gerr

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.