Naço në SHBA: Na jepni ndihmën e FBI kundër krimit të organizuar

Postuar në 04 Prill, 2014 08:32

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço kërkon ndihmën e FBI-së për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë kërkesë ministri ynë i drejtësisë e ka shprehur gjatë  vizitës së tij zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nasip Na ço është takuar me Zv/Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së z. James M. Cole të cilit gjithashtu i kërkoi ndihmën e FBI për trajnime dhe veprime operacionale të përbashkëta.  “Jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe me çdo mjet. Paketa ‘Antikorrupsion’ do të na ndihmojë për ta dekurajuar këtë fenomen”, ka thënë Naço. Ndërsa Zv/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së z. James M. Cole ka vlerësuar reformat ligjore antikorrupsion duke inkurajuar ndryshimet e reja që shteti shqiptar ka bërë në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale. Cole i ka dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit mes insititucioneve të të dy vendeve, shkëmbimin e infomacioneve si elementë tepër të rëndësishëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrpusionin.

Naço i ka kërkoi z. Cole vazhdimësinë e mbështetjes përmes programeve të ndihmës në fushën e drejtësisë, nëpërmjet OPDAT, ICITAP dhe USAID, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për kontributin e këtyrë programeve në drejtim të thellimit të proceseve reformuese.  S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.