Sëmundje të tjera rëndojnë shëndetin e Gabriel Garcia Marquez, prej një jave në spital

Postuar në 04 Prill, 2014 12:23

Gabriel Garcia Marquez është shtruar në spital. Nobelisti i mirënjohur për të gjithë dashamirësit e letërisë vuan nga një infeksion në mushkëri dhe ai urinar. Mësohet se 87-vjeçari është shtruar në spital që nga dita e hënë pas disa shqetësimeve nga sëmundja.  Mjekët në spitalin Mexico City thonë se, Marquez ka reaguar shumë mirë ndaj mjekimit me antibiotikë, ndërsa djali i tij Gonzalo ka njoftuar se nuk ka ndonjë emergjencë dhe shumë shpejt babai i tij do të lërë spitalin në gjendje shumë të mirë. Shtrimi i tij i fundit në spital nuk ka lidhje me problemin e gjatë të tij me  memorien, që publikisht nuk bëhet e ditur diagnoza. Një person afër familjes së tij thotë se Marquez mund të bëjë një jetë normale, pavarësisht se mund të ketë ditë të mira dhe ditë të këqija. Nobelisti 87 vjeçar jeton Garcia Marquez jeton në Mexico City prej më shumë se tri dekadash. Ai prej disa vitesh qëndron larg vëmendjes së pulikut.  Gacia është shkrimtari më popullor i gjuhës spanjolle që prej shkrimtarit të shekullit XVII, Miguel de Cervantes. Ai është krahasuar me Mark Tëain dhe Charles Dickens. “100 vjet vetmi” ka shitur më shumë se 50 milionë kopje në më shumë se 25 gjuhë të botës. Garcia Marquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 dhe librat e tij në spanjisht kanë tejkaluar cilindo botim përveç biblës.  S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.