Arkiv-Lajme
Që nga 1 prilli nis ulja e tarifave për komunikimin celular
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar sot uljen e tarifave që operatorët celularë i paguajnë njëri-tjetrit për terminimin e mesazheve në rrjetet e tyre. Ulja fillon që nga data 1 prill dhe shkon nga 1.44 lekë në 1 lek. Ulja pek si mesazhet e shkruara ashtu edhe thirrjet zanore. Arsye për për ulje sillet eliminimi i ndryshimeve të mëdha mes tarifave brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit.
Një shembull për promovimin e turizmit, Serbia përfshin monumente dhe vende që lidhen me Luftën e Parë në paketa turistike
“Serbia nuk ka plazhe apo dete, por ajo mund të ofrojë një përvojë krijuese turistike që tani kërkohet shumë në botë”. Kështu është shprehur drejtuesja e Organizatës së Turizmit të Beogradit, Gordana Plamenac. Ajo i është referuar përgatitjes së disa tureve historike që do të përfshijnë vendet dhe monumentet që lidhen me Luftën e Parë Botërore, e cila në Serbi pati disa nga momentet më dramatike. Kjo pasi aktualisht Europa po kujton 100-vjetorin e LIP-së.
BE-ja hap dyert për Moldavinë. Lëvizje pa viza që nga 28 prilli
Bashkimi Europian ka vendosur që të lejojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Moldavisë, duke nisur që nga data 28 prill e këtij viti. Marrëveshja do t’u lejojë moldavëve hyrje të lirë në 26 vendet e hapësirës Shengen dhe një qëndrim afatshkurtër. Sesilia Malstrom e quajti këtë vendim si “shembull të shkëlqyer për vendet e tjera në rajon”. Lëvizja lidhet me parashikimet e bëra së fundmi se inkursioni i Moskës në Krime, aneksimi i saj shumë i lehtë, hedhin dritë mbi synimet eventuale në Transdniestri, një rajon separataist në Moldavi dhe që është shumë i lidhur me kohën sovjetike.
A e ndihmon historia miqësinë mes ballkanasve? Një diskutim i eurodeputetëve bullgarë që kujton kufijtë e dikurshëm nuk pritet mirë
Në kohën që Maqedonia i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale një debat i zhvilluar në Parlamentin Europain ka (ri)hapur çështjen e identitetit të maqedonasve, që sipas eurodeputetëve bullgarë, Andrej Kovaçev, Stanimir Ilçev, Evgeni Kirilov, Miroslav Rizinski bashkë me Nikolaj Toshev, kryetar i Lidhjes së organizatave maqedonase në Bullgari Llazar Mlladenov kryetar i Klubit kulturor bullgar në Shkup. Ata kanë prezantuar një material historik që pasqyron gjendejn demografike në rajon në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të.
Kredia e FMN-së, akuza mes mazhorancës dhe opozitës. Angjeli: Ndërhyrje në kohën e duhur. Shehu: Po gangrenizoni borxhet
Debate dhe akuza mes opozitës dhe mazhorancës ka patur gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit, lidhur me marrëveshjen e kredisë prej 330.9 milion eurosh mes qeverisë shqiptare dhe FMN. Deputeti socialist Anastas Angjeli deklaroi se marrëveshja erdhi pas vlerësimit që të dy palët i bënë situatës ekonomike dhe të financave publike të trashëguara nga qeverisja e mëparshme.
Parlament, ikin kompjuterët dhe deputetët e opozitës
Opozita e djathtë ka braktisur sot seancën parlamentare ende pa nisur mirë, për t’iu bashkuar protestës që zhvillonin para Parlamentit të larguarit nga administrata publike. Menjëherë pas fjalës së deputetit Eduart Halimi, demokratët janë larguar nga salla duke thënë se do të rikthehen vetëm kur të nisë shqyrtimi i Marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Dosja e SHISH për luftëtarët e Sirisë botohet në “Gazeta Shqiptare”
“Gazeta Shqiptare” publikon sot atë që e quan “dosje të SHISH-it për rrejtin e shqiptarëve që rekrutojnë, por edhe shkojnë të luftojnë në Siri. Në materialin e publikuar përfshihen më nyra e komunikimit, kush janë rekrutuesit, kodimi i komunikimeve si dhe fakti se shqiptarët luftojnë në një grup që drejtohet nga çeçenët. Personi kryesor që ishte përgjegjës për rekrutimet është Bujar Hysa, njohur edhe me emrin Ebu Usama që ushtronte aktivitetin si imam i xhamisë së Mëzezit. Po kështu edhe imami i xhamisë në Unazën e Re, Genc Balla “është ndjekës i ideologjisë radikale tekfiriste”.
Ish-komandanti i forcave ushtarake të Kukësit, Kudusi Lame në debatin për luftën e Kosovës: “Ka patur vetëm një forcë, UÇK”
Pak javë më parë në Kosovë u miratua ligji për veteranët e luftës. Lidhja Demokratike e Kosovës kundërshtoi draftin e qeverisë, duke kërkuar që në të të përfshiheshin edhe kontributet e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës(FARK), që ishte e atashuar pranë LDK. Kërkesa u hodh poshtë me argumentimin se nuk ka patur një FARK. Në këtë debat është përfshirë sot edhe ish-komandandti i forcave ushtarake të Kukësit, gjeneral Kudusi Lame. “Unë kam njohur një Ushtri Çlirimtare të Kosovës, të gjithë kanë pasur të njëjtën emblemë dhe flamur. Nuk mund dhe nuk duhet të ketë dy emërtesa.
Ermonela Jaho pas Madame Butterfly-it në TOB: Kam dashur të vij më herët, por ….
Ermonela Jaho kish shtatë vjet që i mungonte skenës së TOB-it e publikut shqiptar, por mbrëmë, sipas Mapos, spektatorët që kishin shkuar për të ndjekur Madame Butterfly-n e saj, pasi kishin zënë të gjitha vendet, ishin ulur edhe nëpër shkallët e ftohta. Vetë Ermonela ka folur për gazetarët pas kësaj shfaqjeje, dhe ka pickuar drejtesit e vjetër të TOB-it.
Revolta e aktorit Çun Lajçi ndaj kryeministrit Hashim Thaçi: “Ka vdekur koha e argatve more zotni! Dil e recito vet”
Një “debat” i pazakontë është bërë i njohur dje në mediat kosovare. Debati ka vënë përballë formalisht kryeministrin HashimThaçi dhe aktorin Çun Lajçi. Shkak është bërë mospagesa ndaj Lajçit për recitimin e një vjershe për Betejën e Koshares. Lajçi vetë ka sqaruar në Facebook se si qëndron puna. Sipas tij, ai është kontaktuar nga ish-komandanti i UÇK-së Rrustem Berisha për aktivitetin që do të mbahet më 9 prill, por ai i ka bërë të ditur aktorit se kryeministri ka vendosur që të paguajë vetëm teknike dhe jo edhe punën e artistit në fjalë.