Revolta e aktorit Çun Lajçi ndaj kryeministrit Hashim Thaçi: “Ka vdekur koha e argatve more zotni! Dil e recito vet”

Një “debat” i pazakontë është bërë i njohur dje në mediat kosovare. Debati ka vënë përballë formalisht kryeministrin HashimThaçi dhe aktorin Çun Lajçi. Shkak është bërë mospagesa ndaj Lajçit për recitimin e një vjershe për Betejën e Koshares. Lajçi vetë ka sqaruar në Facebook se si qëndron puna. Sipas tij, ai është kontaktuar nga ish-komandanti i UÇK-së Rrustem Berisha për aktivitetin që do të mbahet më 9 prill, por ai i ka bërë të ditur aktorit se kryeministri ka vendosur që të paguajë vetëm teknike dhe jo edhe punën e artistit në fjalë. Dha Lajçi përgjigjet: “Ka vdekur koha e argatve more zotni! Dil e recito vet”.
Më shumë në: http://kultplus.com/?id=2&l=2414
s.z
Add new comment