Gazeta Dita: Krasta 'i hap luftë' Top-Channel-it, por komentuesit online nuk e mbështesin

Në numrin e sotëm të ‘Ditës’ flitet për një video të Krastës, në të cilën moderatori i njohur bën një denoncim të vetin. E ka me Top-channel-in që, sipas tij, kërkon t’i marrë RTSH-së një network dixhital me 25 kanale (“janë katër network-ë të tillë, dy për RTSH-në e nga një për Top-in e Klanin”, thotë Krasta). Më tej, ai flet për një lobim që po bëhet me synimin që të realizohet plani i Top-it, por nëse kjo realizohet – dhe këtu Krasta përdor terma të fortë dhe bën një referim të papritur – “zoti Berisha ka të drejtë qoftë dhe njëherë të vetme në jetën e vet dhe mafia fiton këtë herë një betejë të rëndësishme”. Këtë sulm e ka bërë nga studioja e programit të vet ‘A Krasta Show’.
Sipas Ditës, shumica e komentuesve të videos online nuk kanë qenë dakord me Krastën; madje, e akuzojnë se me këtë denoncim po bën lojën e televizionit Agon Channel, ku punon prej më shumë se një viti.
Krasta ka punuar në Top-channel, ku ka bërë programin “E diell”, por është larguar “me sherr” nga ky televizion. Në Agon Channel ka shkuar pas një përvoje një vjeçare në Vizion Plus.
Re.Pu.
Comments
komentuesit on line jane aq

komentuesit on line jane aq miope e militante sa edhe ju qe nuk ju shqeteson thelbi i asja qe thote Krasta por e lexoni si sulm ndaj TCH. Qenka shume rende , edhe me e rende sec e dija puna me ju te medias. Pata shprese qe Mustafa Nano , Baze e ndonje Lubonje do te kishin lexuar ate qe duhet te lexojne ne kete mesazh shume te drejtperdrejte e te forte. Por me sa duket e paskan ditur para Krastes por interesat ja u kane mbyllur gojen.

Qekur qenkan bere komentuesit

Qekur qenkan bere komentuesit online mates te mire te mbeshtetjes per ate qe debatohet ne publik?-Jo per gje, por kur u be marreveshja e Nje Prillit, mijera komentet brutale dhe te revoltuara online kunder kesaj marreveshje u trajtuan nga ju si talebanizem par exellence, si mungese e theksuar kulture te atyre qe komentonin, e megjithe kete denigrim te opinioneve te atyre qe komentojne online, Rama u detyrua atebote te shkruante nje shkrim te gjate ku justifikonte ate aleance, te tipit "Pergjithmone Juaji, Edi Rama".

Qe te kthehemi ne teme, me duket pak si tendencioz ky specifikimi qe i beni ketu ngjarjes ne fjale: "Por lexuesit online nuk e mbeshtesin". Me shume se sa te merakoseshit se nga anon peshorja ne publik, Ju do te benit me mire te keqyrnit e te hulumtonit thelbin e asaj qe diskutohet: A kemi te bejme me njesim e perqendrim e monopolizom te pushtetit politik, ekonomik e mediatik ne duar te dyshimta(siç pretendon, me te drejte them une, Krasta) apo jo? Se nga anon peshorja e opinioneve online e offline besoj une, eshte krejt çeshtje periferike, ngaqe kur jeni kritikuar e share per shkrimet e qendrimet tuaja, i keni quajtur komentuesit "talebane" dhe keni bere çfare keni pasur ne dore t'i censuroni, ndersa tani qe ju leverdisin, i nxirrni si etalone te opinionit publik. Duhet ta ndani mendjen ne nje fare pike, do te shkruani per te nxitur tek lexuesit reagime qe ju leverdisin, me qellimin e manipulimit apo tehuajtjes se opinionit publik(duke u bere pale keshtu me pushtetin), apo do mundoheni te tregoheni nje media e mirefillte, qe per mision baze ka informimin dhe kultivimin e vlerave thelbesore te nje shoqerie demokratike.

Pergjigje e shkelqyer Bard

Pergjigje e shkelqyer Bard por kam frike qe do ta fshijne... Tendeciozitet banal qe edhe me dashamiresi ta shohesh nuk e justifikon dot.

Krasta eshte zeri i vetem me sa duket ne mbrojtje te televizionit publik dhe kjo e ben te skuqet Mustafain me c'duket. Ishte rasti per te folur vetem per nje argument e ngritur vetem nje pyetje. Ka nje presion ne rritje per te monopolizuar digitalizimin apo jo? Ka investigim mediatik per kete apo jo? Ka mungese te plote interesi te kryeministrit per te bere nje televizion publik apo jo?

ASNJE FJALE NUK THA KRASTA

ASNJE FJALE NUK THA KRASTA KUNDER TCH. TOP CHANNEL NUK PERMENDET GJEKUNDI NE FJALEN E TIJ. SI MUND TE FORMULOHET NJE LAJM KESHTU???!!!! BRAVO KRASTA - EDHE NJEHERE SE ASKUSH NUK KA B...TE FLASE PRO TELEVIZIONIT PUBLIK. RTSH -ne E VDIQ ALEKSANDER FRANGAJ. PO E GROPOSIN KETA TE TJERET.

RTSH nuk duhet te preket se

RTSH nuk duhet te preket se eshtepasqyra e KOMBIT per kundrezi duhet te mbeshtetet qe te zhvillohet si gjithe TV europiene

Uauu...cfare sherbimi

Uauu...cfare sherbimi banal qe i ben kjo faqe top channelit...

E para Krasta nuk permend TOP CHANNEL gjekundi ne fjalen e tij dhe mbron vetem interesat e RTSH qe duhet jo te flasin por shqyejne gojen te gjithe...edhe kryedaktori i kesaj faqeje

E dyta: Kryeministrit i vjen shume per mbare kjo se nuk ka trimeri t'jua thote vete atyre te TOP -it

E treta: Lexova reaksionet on line dhe nuk eshte fare e vertete qe nuk mbeshtetet nga lexuesit. Mund te publikoj ketu me qindra komente. te mencura madje - jo analfabete ...por edhe sikur te ishte keshtu... cfare eshte kjo koke lajmi sikur flitet per zeusin e pakritikueshem. Medemek foli Zeusi - por nuk u mbeshtet nga mileti - kjo po qe do te perbente lajm:)

e katerta: shoh foton qe keni publikuar dhe e ndjej pikellimin e Topit. Ishte koha e vetme kur shkelqente " e DIELLA" ...Poshte e me poshte po shkon.

pergjigja e Bard me

pergjigja e Bard me pelqen.Kush jane komentuesit online?Mund te jene edhe opinion i perzgjedhur qe perkon me politiken e nje media te caktuar.Ketu behet fjale per dhenie konçensionesh ne menyre te pabarabarte.Mendoj se ne çfaredo pozicioni te jete nisur Adi Krasta,me apo pa sinqeritet ka thene nje te vertete qe duket sheshit.

Mahhhh, duhet degjuar "zeri i

Mahhhh, duhet degjuar "zeri i popullit" sidomos atyre qe shkruajne tek Dita. Doni me per Belulin ee.

Nje budalla hedh nje gure ne

Nje budalla hedh nje gure ne lume dhe te mençurit perpiqen ta gjejne, ha ha ah a. Krasta ka shume kohe qe nuk thote asgje te re, thjesht perserit mediokritetin e tij aty ku mundet.

Per kuriozitet i lexova

Per kuriozitet i lexova reagimet tek Dita. Verejta se manipulimi i faktit fillon qe ne titullin e artikullit dhe kaq mjafton qe tashme turma e militanteve te marre vendimin e saj.

Deformimi i lajmeve sipas deshires dhe interesave me duket nje taktike e aplikuar tashme shpesh ne gazetat militante te majta e te djathta, prandaj kurrsesi ato nuk mund te sherbejne si etalon neutral per te vleresuar qendrimet e komentuesve online. Tek e fundit cfare provoi rezultati tek Dita, qe shumica e komentuesve jane pro TCH(media propagande e se majtes), pro te majtes. Kjo dihej edhe me pare!

A e mbani mend se cfare

A e mbani mend se cfare prioriteti i ka dhen krastat topic kur ishte pjes e ati kanali. E ka ngritur ne qiell profesionalizmin ne e diel dhe pastaj ne 100 milion. Pataj ne puntaten e pare te programit ashow ne V+ ai that qe eshte shume mire te punosh me nje professionalizm te pa pare. Duke len te nen kuptohej qe stafi ne V+ pa pritur (po thuaj se veten nga qu u be pjes e ti) u be stafi me i mire ne shqiperi. Pastaj shkoj ne Argon channel - qe se besoj se ka njeri ne shqiperi (perve stafit te argon) qe mendon qe argon channel eshte aq i pa pare sac mendojne ato

Si shume "intelektual" te tjere ne shqiperi, dhe krasta thjeshte flet nga fryn erra.

Ne videon ne fjale ai thote qe eshte kunder shkaterrimit te TVSH ai kanal duhet te mbetet ne sherbim te publikut. Nderkohe vetem ne sherbim te publikut ai kanal nuk eshte. Prodhimet e ti jan kandaloze. Dhe fakti qe mllefi qe Krasta ka ndaj topit nuk e lejon ate qe ta evidentoj kete dukshmeri do te thote shumem.

Add new comment