BE-ja hap dyert për Moldavinë. Lëvizje pa viza që nga 28 prilli

Postuar në 03 Prill, 2014 08:38

Bashkimi Europian ka vendosur që të lejojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Moldavisë, duke nisur që nga data 28 prill e këtij viti. Marrëveshja do t’u lejojë moldavëve hyrje të lirë në 26 vendet e hapësirës Shengen dhe një qëndrim afatshkurtër. Sesilia Malstrom e quajti këtë vendim si “shembull të shkëlqyer për vendet e tjera në rajon”. Lëvizja lidhet me parashikimet e bëra së fundmi se inkursioni i Moskës në Krime, aneksimi i saj shumë i lehtë, hedhin dritë mbi synimet eventuale në Transdniestri, një rajon separataist në Moldavi dhe që është shumë i lidhur me kohën sovjetike. Duket se BE-ja mendon se hapja e dyerve do të aktualizojë si alternativë rrugën europiane kundrejt asaj me Rusinë. Nga ana tjetër lëvizja dëshmon se siguria qëndron në rend të parë, edhe mbi standardet teknike, të cilat janë zbatuar rigorozisht për vende që përgjitshësisht nuk kanë nga shkojnë tjetër si Shqipëria.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.