Paloka: I bindur që Rama s’është i sinqertë

Postuar në 04 Prill, 2014 17:38

Si në lidhje me kërkesën e kryeministrit Rama për takim me kryeopozitarin Basha, edhe ne lidhje me faljen publike që kërkoi Rama në Kuvend për fjalët e përdoruara prej tij, Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, është i bindur se nuk janë të sinqerta. I ftuar në DEBAT+ në Vizion Plus, ai i tha moderatorit Eduard Zaloshnja se mund të vërë bast që Rama do të vazhdojë të përdorë gjuhë joetike. “Nqs doni, mund te vendosim bast. Caktoni nje kameraman qe te ndjeke Edi Ramen ne ato qe do thote në Kuvend,” tha ai. 

I përballur me rezultatin e anketimit të 600 votuesve të djathtë rreth takimit “Rama-Basha”, ku më pak se gjysma ishin kundër tij, Paloka tha se është i vetëdijshëm që opinionet janë të ndara mes të djathtëve rreth takimit, por ai është i bindur se Rama nuk ishte i sinqertë në kërkesën për takim

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.