Studentët zënë ngushtë Hashim Thaçin: I thërrasin: Hajn dhe mashtrues. Pesë syresh arrestohen

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është përballur me një situatë jo të këndshme në momentin kur ka vizituar mensën e studentëve në universitetin e Prishtinës. Një grup studentësh, njofton gazeta Zëri, i janë vërsulur atij duke e quajti “hajn dhe mashtrues”. Gazeta komenton se “nëse shohim fushatën e fundit të kryeministrit, kudo që ai ka shkuar është pritur vetëm me buzëqeshje dhe miratime mbi punën e tij. Madje ishin edhe të lumtur që ai po i vizitonte. Mirëpo jo edhe kësaj radhe”. Por gjithashtu gazeta njofton se menjëherë ka reaguar policia, që ka arrestuar 5 studentë, të cilët i takojnë Organizatës së Studentëve “Studim Kritikë Veprim”.
a.k
Comments
Ne njetin vend para shume
<p>Ne njetin vend para shume viteve ku studentet shqiptare(Hashimi me shoket) u quan kundra regjimit serbe, po ne at vend perseri nja pes student ose me shume , u quan kunder udheheqsit te luftes nacional clirimtare(uck) per ta paguar borxhin e dikurshem e viteve 81.Me siguri kta student ka qene te gurdisur nga dikushe per perfitime te tyre politike.</p>
Add new comment