Dhuna në protestë, pezullohen 4 efektivë. Policia i kërkon ndjesë gazetarit të “Panoramës”

Policia e Tiranës njoftoi sot për pezullimin e 4 punonjësve të policisë për veprime nё kundёrshtim me procedurat standarde pёr menaxhimin e tubimeve. Pezullimi vjen një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj portestuesve për vrasjen e Ilia Karelit në burgun grek. Pas deklarimeve publike të gazetarit të Panoramës, Armand Bajrami, i cili gjithashtu ra pre e dhunës së policisë, pasi ai kishte fotografuar grupin e gatshëm duke dhunuar një protestues brenda furgonit të policisë, policia shprehet se i ka kërkuar ndjesë gazetarit, dhe se rasti i tij po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat pёrkatёse pёr veprimet jo etike, jo profesionale dhe nё kundёrshtim me ligjin tё punonjёsve tё policisё.
DEKLARATA E PLOTE E POLICISE
Drejtoria e Policisё sё Qarkut Tiranё zhvilloi analizё tё plotё pёr tubimin e zhvilluar dje, si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat policore.
Nga analiza rezultoi se veprime tё disa punonjёsve tё policisё kanё qenё jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde tё veprimit pёr menaxhimin e tubimeve.
Pёr kёtё arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra pёr katёr punonjёs policie, pasi kanё vepruar nё kundёrshtim me procedurat standarde tё miratuara pёr menaxhimin e tubimeve.
Rasti i bёrё publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat pёrkatёse pёr veprimet jo etike, jo prefesionale dhe nё kundёrshtim me ligjin tё punonjёsve tё policisё.
Njёherazi nga Policia e Qarkut Tiranё ёshtё komunikuar dhe i ёshtё kёrkuar ndjesё gazetarit pёr çdo veprim aprofesional.
Policia e Tiranёs bёn edhe njё herё thirrje protestuesve pёr pёrmbajtje dhe respektim tё ligjit.
Policia e Tiranёs siguron gjithё qytetarёt se nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe ligjet nё fuqi do tё respektojё çdo kёrkesё pёr tubime paqёsore dhe do tё marrё masa pёr mbarёvajtjen e tyre, njёherazi u kёrkon qytetarёve qё tё respektojnё kёrkesat ligjore pёr zhvillimin e tubimeve.
Njёkohёsisht, Policia e Tiranёs mbetet e pёrkushtuar pёr tё garantuar siguri pёr qytetarёt dhe standartet mё tё larta nё shёrbim ndaj qytetarёve dhe shoqёrisё.
Çfarë ndodhi me gazetarin e “Panoramës”!
Policia dhunon gazetarin e “Panoramës”, i cili fotografoi momentet kur grupi i gatshëm po rrihte një protestues brenda furgonit të policisë. Gazetari ynë, Armand Bajrami u ndodh dje pasdite para godinës së komisariatit numër 2 në Tiranë, duke fiksuar çastet kur brenda furgonit që shoqëronte një protestues po ushtrohej dhunë me shkopa gome. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i 6 punonjësve të policisë, të veshur me uniformë, jelekë dhe me shkopa gome. Edhe pse Bajrami mbante në qafë kartën e gazetarit dhe ndodhej jashtë ndërtesës së policisë, atë e kanë rrethuar uniformat blu dhe me forcë e kanë futur në oborrin e komisariatit. “Të zhdukim fare! Fshiji fotografitë! Nuk u bëre ti të na fusësh në burg neve! Të bëjmë atë që s’ta ka bërë njeri!” ishin thirrjet e atyre personave që pak sekonda më parë kishin dhunuar një qytetar e më pas vazhduan me një gazetar. Nga policët nuk janë kursyer as fyerjet e rënda. Me dhunë e kërcënime 6 punonjës policie e kanë detyruar gazetarin tonë që të fshinte të gjitha fotografitë në aparat, për të zhdukur kësisoj dhe provat e keqtrajtimit të një të riu që ndodhej në furgon. Fati i këtij të fundit nuk dihet si ka shkuar, ndërkohë që gazetari u la i lirë të vazhdonte vetëm pasi pronarët e shkopinjve të gomës u siguruan se fotografitë ishin hequr. Për këtë rast gazeta ka bërë kallëzim pranë SHKB-së së Tiranës, e cila ka marrë përsipër hetimin e plotë për të identifikuar autorët dhe vënien e tyre para përgjegjësisë./Panorama/
Add new comment