Meta shpallet "Qytetar Nderi" i Kukësit

Postuar në 11 Prill, 2014 06:18

Bashkia e Kukësit ka shpallur “Qytetarë Nderi” kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Një vendim i tillë është marrë si vlerësim për rolin e Metës si zëvendëskryeministër gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.

Ceremonia e rastit, ku do t’i dorëzohet titulli kreun të Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet të mbahet më 16 prill. Kujtojmë se kreu i Bashkisë Kukës prej disa muaj është bërë pjesë e LSI-së duke u larguar nga PD-ja. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSI ‘humbi’ për pak vota mandatin e një deputeti në qarkun e Kukësit.

Emri i Ilir Metës do t’i shtohet listës ku gjenden Dhori Kule, Anna Stjarneklint, Sul Elezi, Mujo Minah Noka, Njazi Mehmet Hoxha, Jozeph Limprecht, Ëilliam Noes, Azem Hajdari, n/kolonel Ëilliam R. Applegate dhe Daniel Endres që janë aktualisht “Qytetarë Nderi” të Kukësit.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.