Fakte të reja për vdekjen e Ilia Karelit: Vuante nga sëmundje kardiake

Gazeta greke “Iefimerida” ka publikuar analizat e autopsisë të kryera në laboratorin e Athinës, për vdekjen e Ilia Karelit.
Sipas analizave Kareli vuante nga një sëmundje kardiake dhe goditjet e gardianëve në kraharor i kanë shkaktuar vdekjen.
Autopsia përjashton përdorimin e metodave të elektroshokut, duke theksuar se vdekja i ka ardhur nga goditjet në kraharor, kjo dhe për faktin se vuante nga një sëmundje në zemër.
Përveç këtyre fakteve është bërë publik dhe një mesazh që Kareli i ka dërguar kushëririt të tij pas vrasjes së gardianit grek.
“Gozhda ime u këput. Gardianin që i kisha dhënë 60 mijë euro që të më rregullonte tri ditë leje e vrava aksidentalisht. Kisha një lugë që e kisha bërë si thikë. Unë e qëllova për ta trembur, për ta çarë, por goditja e mori keq dhe ai vdiq. Mua tashmë do të më vrasin, nuk më lënë të gjallë.”
S.S
Add new comment