Sondazhet kontradiktore dhe roli i shqiptarëve për zgjedhjet në Maqedoni

Maqedonia do të mbajë më 13 prill raundin e parë të zgjedhjeve presidencial. Sondazhet janë kontradiktore, por duket se presidenti në detyrë, Gjorge Ivanov do të sigurojë një mandat të dytë.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 23 prill, ndërsa një javë më pas do të mbahen dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Një prej sondazheve sheh si favorit kandidatin e partisë konservative që mban dhe pushtetin VMRO-DPMNE, Gjorge Ivanov, kurse një sondazh tjetër shpall fitues rivalin e tij socialist të SDSM-së, Stevo Pendarovski.
Ndërsa një sondazh i tretë tregon se Ivanov do të marrë rreth 30% të votave dhe Penarovski rreth 16%.
Partitë shqiptare
Rol në zgjedhjet presidencial pritet të luajë edhe thirrja e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u ka kërkuar shqiptarëve që të qëndrojnë larg zgjedhjeve presidenciale.
Duket se ka një çarje të bashkëpunimit mes tij dhe Gruevskit lidhur me kërkesën e BDI-së për ndryshimin e sistemit të zgjedhjes së presidentit (të mos zgjidhet direkt nga populli por nga parlamenti).
Ideja e BDI-së ishte që partitë parlamentare të zgjidhnin president një “figurë konsensuale”. Por kjo gjë u interpretua si mënyrë për të zgjedhur një shqiptar si kryetar shtetit.
Ndryshe nga BDI që ka bojkotuar zgjedhjeve, partia tjetër shqiptare PDSH-ja ka kandidat, Iljaz Halimin. Kandidati i PDSH-së e shikon këtë si mundës për të faktorizuar shqiptarët.
Zgjedhjet parlamentare
Sa i takon zgjedhjeve parlamentare, VMRO-DPMNE sipas këtij sondazhi ka 27% mbështetje dhe SDSM vetëm 15%.
Nëse kjo rezulton e vërtetë atëherë, kryeministri në detyrë, Nikola Gruevski do të dominojë politikën dhe parlamentin në Shkup (po ky sondazh e përshkruan Gruvskin si politikanin më popullor në vend).
Fushata e zgjedhjeve presidenciale ka kaluar pa debat televiziv. Majde Ivanov ka qëndruar dhe larg intervistave televizive pasi u citua se në një studio ka deklaruar që Kazakistani është aq i madh sa të gjithë vendet e Evropës së bashku.
Vëzhguesit
Zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni do të monitorohen rreptësisht nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtarë.
Më 7 prill, komisioni shtetëror i zgjedhjeve tha se deri në këtë datë 8325 vëzhgues vendas dhe 326 të huaj janë akredituar për këto zgjedhjeve bashkë me ata janë edhe 222 përkthyes.
Misioni i OSCE/ODIHR ka akredituar 41 vëzhgues, OSCE 91, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës 21, BE 27, ambasada amerikane 27, Suedi 13, Itali 12, Turqi 11, Bullgaria dhe Holanda secila nga 6, Kosova 5, Greqia, Polonia, Shqipëria dhe Austria nga tre.
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=44569&kat=87
S.S
Add new comment