Putin paralajmëron ndërprerjen e furnizimit me gaz për Ukrainën. Lidhur me krizën, kreu rus ofron zgjidhje ndëreuropiane, por nuk përmend SHBA-të

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se nëse Ukraina nuk paguan borxhin që ka ndaj Rusisë për furnizimin me gaz, atëherë Rusia do të ndërpresë furnizimin. ”Rusia propozon zgjidhjen e problemeve ekonomike për Ukrainën në mënyrë të barabartë me partnerët tanë evropianë. E vetmja zgjidhje është fillimi sa më shpejt i bisedimeve në nivel të ministrave të Ekonomisë, Financave dhe Energjitikës për marrjen e masave të përbashkëta përsa i përket stabilizimit të ekonomisë së Ukrainës dhe për të siguruar livrimin e gazit rus në respektim të kushteve kontraktuese”, shtoi Putini. Më tej akoma, Putin ka nënvizuar gatishmërinë e Rusisë për të kontribuar në rimëkëmbjen e ekonomisë ukrainase “sigurisht jo në mënyrë të njanshme, por në mënyrë të barabartë me partnerët tanë evropianë duke marrë parasysh investimet dhe shpenzimet që ka dhënë prej shumë kohësh në mbështetje të Ukrainës”. Të gjitha këto Presidenti rus i ka bërë të njohura në një letër drejtuar krerëve të 18 vendeve europiane. Siç mund të vihet re mirë, në letër nuk përmendet SHBA, sikurse dhe vetë letra nuk është adresuar në Shtëpinë e Bardhë.
s.z
Add new comment