“Dueli” Parlament-Presidencë për kandidaturën e Alaudin Malajt në Gjykatën e Lartë

Duket se edhe kandidatura e Alaudin Malajt për në Gjykatën e Lartë nuk do të kalojë në parlament. “Mapo” shkruan se mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Presidentit Bujar Nishani ka patur një letërkëmbim lidhur me këtë process, i cili zbulon qëndrimin e mazhorancës. ““Nisur nga parashikimi i ligjit dhe si shprehje e frymës së bashkëpunimit institucional që duhet të karakterizojë të gjithë procesin, lutemi të na bëni me dije në lidhje me kriteret objektive dhe shtesë që janë gjetur të përmbushura prej jush në kandidaturën e z. Alaudin Malaj”, shkruhet në letrën e Metës. Përgjigja nuk ka munguar, por Nishani ka preferuar që letrën yta dërgojë përmes sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, Arben Idrizi. “Dekretimi i zotit Malaj ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të një procesi ligjor përzgjedhës dhe pas konsultimeve të zhvilluara me kryetarët e grupeve parlamentare përfaqësues në Kuvend”, shkruhet në letrën e Presidencës.Procesi i shqyrtimit të kandidaturës së Malajt nis të hënën dhe ai vjen pas rrëzimit të dekreteve të Nishanit për emërimin e Petrit Çenos dhe Gjovalin Përnocës.
Më shumë: http://mapo.al/new/2014/04/10/dekreti-per-ne-gjykaten-e-lart...
s.z
Add new comment