Maqedoni, zgjedhjet presidenciale në balotazh mes Ivanovit dhe Pendarovskit. Të njëjtën datë me zgjedhje parlamentare, 27 prill

Nga rezultatet e para mbi rreth 99,70 për qind të votave, garën për zgjedhjet presidenciale e kryeson kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov, njofton agjencia INA. Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ivanov ka marrë 25,16% të votave, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski 325.608 apo 18,30%, kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi 38.938 vota apo 2,19%, kandidati i GROM, Zoran Popovski 31.327 apo 1,76%. Sipas rezultateve të KSHZ-së, kanë dale në qendrat e votimit rreth 48,86 për qind e votuesve.
Me këtë rezultat të arritur, dy kandidatët e parë do të shkojnë në balotazhin që do të mbahet më 27 prill, kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në balotazh do të jenë Ivanov dhe Pendarovski, ku diferenca midis tyre është mbi 120 mijë vota.
a.k
Add new comment