Budallallëqet që bëhen politikë

Postuar në 25 Nëntor, 2025 19:33

Në një sh-krruajtje për shpalljen non grata të Artan Hoxhës, gazeta “Tema”, teksa evidenton vendimin  nisur nga një raportim i medias greke “Protothema”, ndër të tjera e mbyll me këtë paragraf:

Konica ndodhet jo më shumë se 54 kilometra nga qyteti i Përmetit dhe rreth 18 kilometra nga pika kufitare e Tre Urave që lidh këtë zonë të Shqipërisë me Greqinë. Dikur kjo zonë jetohej nga fiset ilire të Mollosëve dhe më pas ishte pjesë e Sanxhakut të Janinës, fuqinë më të madhe e mori gjatë drejtimit të Ali Pashë Tepelenës.

Nëna e tij, Hankoja, ishte nga Konica. Mjafton kaq për të kuptuar se sa të fortë e ka lidhjen me historinë kjo zonë. Po nga fshati Konicë, ka qenë edhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të lëvizjes kombëtare, studiuesi Faik Konica

Ky paragraf synon të shpjegojë se vendimi i palës greke lidhet me një foto të Hoxhës ne Konicë ku ai bën shqiponjën me duar.

Mund të jetë edhe kjo arsyeja e vendimit, por ajo na bën të kuptojmë një gjë me siguri: që një pjesë e atyre që jetojnë dhe vendosin në Athinë, kanë kaplloqen si të Hoxhës dhe Edi Ramës. Sepse të merresh me shprehje të tilla për t’i kaluar si kërcënim, vetëm mendja e këtyre e bën.

Dhe për ta kuptuar mbrapshtësinë e kësaj mjafton të lexohet paragrafi i “Temës” që lidh një gjest të Artan Hoxhës nga Skrapari, me molosët e Epirit që bëhen ilirë, për të vijuar me Ali Pashanë e Tepelenës dhe nënën e tij nga Konica. Sepse meqenëse ne i kemi mbushur mendjen vetes se vijmë nga ilirët, kaq përmbush të gjitha analizat tona se askush tjetër nuk pason ilirët veç shqiptarëve pasi në fund të fundit, aspirata jonë historiografike sipas deluzioneve tona, përfaqëson një testament trashëgimie që nis nga Liburnët e mbaron në Ambraqi. Njerëz si Ardit Bidoja p.sh janë ilirë të një soji të veçantë, nga ata që Pirroja i Epirit u fanepset në ëndrra, i ngacmuar edhe nga shqiponjat e Artan Hoxhës në rrëpirat e Konicës, ku kanë mbetur vetëm 6 pleq.

Ironikja në këtë mes është se nëse Greqia e sotme ka të ekspozuar shumë më mirë se ne arkeologjinë e Epirit, por edhe historinë e Ali Pashë Tepelenës, jemi ne që ia numërojmë herë pas here këtë sikur të ishte ndonjë kompleks. Kjo vjen edhe nga akte idiotësh provincialë si ky i non gratës për një gazetar që në fund të fundit nuk cenon humorin dhe qetësinë mendore të askujt.

s.zaimi

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Nga te gjitha hipotezat qe jane hedhur mbi origjinen e shqiptareve, kjo ilirikja eshte me e pranueshmja. Duke ndjekur metoden e eleminimit te hipotezave te paqendrueshme, kjo eshte me logjikja.
Po, kjo mburrja me Ali Pashen eshte me shume se qesharake. Jane munduar adhuruesit e tij (historiane) te gjejne dicka, ta themi, kombetare tek ai, NUK kane gjetur asgje; te pakten ai i pashallakut te Shkodres, edhe po te qe se nuk ishte i sinqerte ( per te fituar mbase, simpatine e katolikeve), kishte njesifare ndergjegje kombetare ( enderronte te behej nje skenderbe). Kurse Ali Pasha hic. Asgje te ngjashme, edhe pse ne oborrin e tij kishte njerez te ditur qe e njihnin shume mire historine. Vetem origjinen kishte shqiptare brashnjari. Kurse nena e tij, e mesonte qe te vogel, sesi te behej gjaksor, mizor. Nje nene e tille, eshte nje monster. Greqia e nderon Ali Pashen, sepse ai e pat ndihmuar levizjen greke per pavaresi; vetem per kaq.
Sa per shpalljen nongrata te ketyre gazetareve, nuk eshte nje akt, le te themi, kryesisht i shtetit grek; kjo eshte per shkak te ankesave dhe info-ve qe vijne nga Shqiperian, prej disa individeve, qe u pelqen dhe mburren te konsiderohen si pro-heleniste dhe qe i kemi pare shpesh te debatojne ne studiot televizive si perfaqesues te pakices.

Submitted by Armando (not verified) on

A mund te themi se politika e jashtme greke ka budallalleqe? ka shume qe nuk e pranojne:)
Normalisht non grata e nje gazetari, me te cilin keni te pakten nje nenshtetesi te njejte, por qe (meqe edhe ti edhe ai shkruani e merreni me llafe) keni edhe te njejtin zanat duhet te te preokupoje goxha mendoj une, dhe duhet te cenoje bindshem humorin tend, timin dhe te te gjitheve ne bashke. Mua e ketyre te mive si shqiptar, 100%, e ty pastaj sa % te duash ti, po zero se ben dot sado deshire te kesh.
Veprimi i grekeve, realisht prej idiotësh provincialë sic po i thua vete, eshte marre nga diplomacia greke, dhe eshte qendrimi zyrtar i shtetit grek ndaj nje gazetari shqiptar. Ne fund te dites thuhet "shteti grek shpalli non grata edhe nje gazetar tjeter shqiptar".
Nuk ka ndodhur kjo me shtetin shqiptar, qe nuk ka debuar e nuk i ka vene kryq ne pasaporte dhjetra e dhjetra gazetareve televizioneve te medha e te vogla, gazetave nga me te medhate deri te fletushkat e fshatrave kufitare qe, jo kane bere shqiponje me duar, po vijne e valavisin flamura lara lara qe se nga i kane nxjerre. Po greket e bejne.
Realisht habitem se si ndodh, pasi praktikisht une kam shume miq ne Greqi, dhe asnjehere nuk ka ndodhur qe te kem degjuar prej tyre ndonje llaf qe me se paku te cenoje krenarine time kombetare si shqiptar. Me kane dashur e respektuar, aspak me pak se ci kam dashur e respektuar une. Njesoj jemi indinjuar per ngjarje te trishta te ndodhura me shqiptaret.
Edhe ata, jo me pak se une i denojne mendjet e nxehta, dhe me dore ne zemer pranojne se mes tyre ka shume me shume se ne palen tone.
Krejt ndryshe me duket pazari ketej kufirit me ata qe e quajne veten greke. Kane te drejten e zotit ta quajne veten si te duan, por (pa dashur te rendoj njeri), me duket se keta duan te paraqiten me shume greke se greket.

Submitted by redaksia on

Jetojme ne kohe te erreta, ku ka gazetare nen akuza penale. Dhe "nuk kemi pare gje akoma". 

Iu hoq pasaporta greke Jorgo Goros, qe eshte nje non grata me e rende. Nuk pati reagime. Thjesht, Goro u be kryebashkiak. Goro ra edhe ne burg lumemadhi, e mbase ajo pasaporte do i bente pune. I njejti popull votoi Belerin, i njejti Tavon. E cuditshme si i eshte bere eksiq llogjikes ne kete vend. 

Non grata eshte cwshtje personale gjyqesore. Doni nje hero, mbajeni. Por mos gjykoni te tjeret kur kane mendimin e tyre per malin e budallalleqeve ku hyn shteti grek dhe gjoja gazetaret shqiptare. 

Submitted by Armando (not verified) on

lere tashi jo populli jo penale jo goro jo tavo jo po gjoja gazetare
Greket pra, ja kush i ben keto pune.

Submitted by Aqif (not verified) on

Edhe Shqiperia ka shpallur non gratta. Historiani turk Talha Ugurluel ne 2016 u kryqezua nga katoliket e Lezhes se e quajti Gjergj Kastriotin kacak.
Kaq u desh dhe u cusn ne kembe te gjithe si Bashki. Dhe, Rama ua plotesoi kerkesen.
D Hoxha nuk e di se perse eshte non Gratta, por sa percate barkaledhin e Korces, e meriton. E nisi me provokime ne jug deri sa dy here komuniteti etnik grek u sulmua ne Dropull dhe Himare nga nxitjet e ketij palacoje.

Ka mbaruar nga programet tashme dhe nuk ka c'te bej por shkon e riperserit here pas here "gjurmet shqiptare " ne Crne Gora.
Cuditem se si po e lejojne te hyje dhe nuk ia mbathin potkojt edhe atje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.