“Crown Agents” pritet të ulë evazionin në dogana, kapet me dokumente të falsifikuara

“Crown Agents”, kompania britanike e cila është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të asistuar në mbledhjen e të ardhurave në doganat shqiptare, mesa duket e ka nisur punë jo aq pastër sa na u prezantuan. Kjo kompani ka shpenzuar 400 mijë euro për të blerë automjete të cilat në vendet e Bashkimit Evropian u ndalohet qarkullimi. Dokumentet tregojnë se kompania që ka për qëllim të reduktojnë evazionin në doganat shqiptare, e ka nisur punën duke falsifikuar dokumentet pikërisht në doganë. “Crown agents” ka blerë 10 automjete “Land Rover defender”që do të shërbejnë gjatë punës në terren. Por këto makina kanë hyrë në Shqipëri me parametra të ndryshuar. Dokumentet tregojnë se makinat me të tillë parametra kanë një certifikatë euro 2, dhe jo euro 5 sikundër ka deklaruar kompania britanike në doganë. Automjete të tilla me certifikatë euro 2 përdoren në vendet si Pakistan, indi apo në shtetet e Afrikës, pasi kanë një nivel të lartë ndotjeje. Tenderi për blerjen e këtyre automjeteve është organizuar nga një zyrë ligjore “Kalo & Associate”. E meqenëse një nga kushtet paraprake të tenderit ishte fakti që automjetet duhej te ishin të kategorisë mjedisore euro 5, firma fituese që ka sjellë 10 automjetet për të kapërcyer këtë pengesë ka falsifikuar dokumentet pasi i ka futur makinat në portin e Durrësit. Në tender morën pjesë 5 kompani, katër prej të cilave i kanë dërguar një letër ankese “Crawn agents” ku i kanë argumentuar falsifikimin, që ata pretendojnë se ka ndodhur në këtë tender, duke bërë që firmat të skualifikon padrejtësisht. Automjetet e mbërritura nga Anglia dyshohet se kanë kushtuar më lirë, pikërisht për ndikimin e rëndë që kanë në mjedis. Vetë kompania britanike thotë se është në dijeni të shqetësimit të ngritur nga ofertuesit, por është në fazën e investigimit të çështjes dhe me pas do të ketë edhe sqarimet e nevojshme për skandalin në fjalë.
https://www.youtube.com/watch?v=llzt7xwGJI4
S.S
Comments
Ja do dale Dr. e Doganave, ne
Ja do dale Dr. e Doganave, ne disa studio televizive ne disa gazeta e revista qe te tregoje qe ky lajm nuk eshte i vertete. Perkundrazi sapo anglezet u shfaqen realizimi i te ardhurave ne dogana ka arritur ne nivele historike.
Prit prit, se s'keni pare gje
<p>Prit prit, se s'keni pare gje akoma. Bravo Rilindja! Ec atyyyyyyyyy!!!!!!!</p>
Add new comment