Katër të vdekur nga aksidenti në Kamëz

Postuar në 12 Prill, 2014 02:39

Katër të rinj kanë mbetur të vdekur në një aksident automobilistik të ndodhur në Kamëz në orët e para të ditës së sotme.  

Ngjarja ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor, ku automjeti tip BMV doli rruga duke bërë që të katër personat që ndodheshin brenda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë konsumi i alkoolit.

Viktimat janë Alfred Beluli, 25 vjeç (drejtues i mjetit), Klevis Muça, 14 vjeç, Juxhina Muça 18 vjeç dhe Fatjon Ndrizaj 22 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonin tip BMV me targë AA533IU ka dalë nga rruga, raporton “Shqiptarja.com”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet që drejtuesi i mjetit por edhe të rinjtë e tjerë të kenë qenë nën efektin e alkoolit, çka ka shkaktuar dhe humbjen e kontrollit të shoferit. Makina ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa trupat e pa jetë të të rinjve janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti ku është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.