Dosja “Olldashi”, “Shqip” shkruan se prokuroria pret të dhëna nga kompanitë celulare për disa nga dëshmitarët që njoftuan të parët

Gazeta “Shqip” shkruan sot se dosja e vdekjes së deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi mbetet ende e hapur. Sipas kësaj gazete shkak për këtë është bërë mosbashkëpunimi nga disa kompani celulare për të përcjellë në Prokurori të dhënat e kërkuara për komunikimin e disa prej dëshmitarëve që kanë sinjalizuar të parët për vdekjen e Olldashit. Sipas gazetarit Sokol Çobo, përmes këtyre të dhënave do të konfirmohet vendndodhja e këtyre dëshmitarëve. Ndonëse Çobo shton se çështja nuk është regjistruar si procedim penal, për të shmangur hamendësime të mundshme. Po kështu, akti i ekspertimit autoteknik që zotërohet nga organi i akuzës konfirmon për një aksident rrugor.
s.z
Add new comment