Energjia, PD-ja propozon që çmimi të mos rritet edhe për këtë vit

Postuar në 09 Prill, 2014 09:12

Komisioni Parlamanetar i Veprimtarive Prodhuese ka kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë që të mos bëjë asnjë rritje të çmimit të energjisë për këtë vit. Klauzola e përfshirë në rezolutën përkatëse u propozua nga deputeti demokrat Genc Ruli, i cili argumentoi se “jemi në shifrat më të larta të humbjeve, në nivelin 46-47 për qind dhe që qeveria të ndërmarrë një rritje mbi çmimin, duhet patjetër t'i ketë dhënë një qetësi dhe garanci konsumatorit, kur të paktën humbjet të kenë vajtur në nivelin e 30 për qind”. Propozimin e kanë miratuar edhe deputetët e LSI-së e që mandej e ka përfshirë në rezolutë edhe kreu i komisionit, Eduart Shalsi.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.