Së shpejti një linjë interkonjeksioni edhe me Maqedoninë

Postuar në 09 Prill, 2014 08:31

Qeveria ka vendosur që të investojë edhe në linjë interkonjeksioni me Maqedoninë. Kjo është bërë e njohur nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së sotme të qeverisë. ““Është një investim që do të sigurojë një eficencë më të madhe të sistemit në zonat e jugut dhe është në vazhdën e të gjitha atyre projekteve infrastrukturore dhe energjetike që qeveria shqiptare po vazhdon. Siç është projekti me Kosovën që do të fillojë nga konkretizimi shumë shpejt megjithëse ka përfunduar gjithçka nga pikëpamja kontraktuale duke realizuar edhe projekte të interkonjuksionit edhe me vende të tjera të rajonit siç do të jetë në vitin tjetër me Maqedoninë apo investime të tjera edhe në pjesën e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këto zona”, ka thënë Gjiknuri. Aktualisht pranohet se sistemi energjetik është në krizë dhe qeveria aktuale deklaron se do të marrë masa të forta për të transformuar situatën.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.