Kriza ukrainase, Kievi zyrtar: Për rajonet lindore ka dy opsione, dialog, ose përdorim i forcës

Ukraina ka vendosur të mbajë të hapur alternativën e përdorimit të forcës kundrejt aktivistëve prorusë në rajonet lindore. Kjo pasi shumë prej tyre kanë pushtuar godinat qeveritare në përpjkej për të vendosur Kievin zyrtar para faktit të kryer njësoj si në rastin e Krimesë. Ministri i Brendshëm u Ukrainës, Arsen Avakov, ka deklaruar sot se “situata do të zgjihdet brenda 48 orëve”. “Ka dy opsione: rregullim poltik përmes bisedimeve, ose përdorim i forcës”, ka thënë ai. Ndërkohë trupat ruse vijojnë të stacionuara pranë kufirit shtetëror, çka e bënë situatën shumë delikate dhe me gjasë synon të japë ndonjë përgjigje në rast se Kievi zgjedh të përdorë forcën. Pak ditë më parë edhe Donetsku shpalli referendum në mes të majit.
Më shumë në: http://www.bbc.com/news/world-europe-26953113
s.z
Add new comment