Ambasadori izraelit viziton selinë e Komunitetit Mysliman. Takim me kreun Skënder Bruçaj. “Si komb dhe si shtet kemi shumë çfarë të mësojmë nga Ju”

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, ka zhvilluar sot një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku është pritur ga kreu i tij, Skënder Burçaj. “Kryetari i Komunitetit Mysliman bëri një panoramë të gjerë rreth vlerave islame për demokraci, luftë parimore ndaj radikalizmit e çdo lloj ekstremizmi që është në kundërshtim me paqen, mirëqenien e vlerat demokratike të shoqërisë shqiptare”. Shkruan në njoftimin e vet ambasada e Izraelit. Ndërkohë ajo i cilëson marrëdhëniet mes dy vende si të shkëlqyera, madje sipas Cohen ato janë “një model për të tjerët”. “Klima specifike shqiptare duhet promovuar e njohur në botë. Ky indentitet tipik shqiptar duhet të frymezojë mjaft kombe e shtete që aspirojnë për paqe e prosperitet. Ne, si komb e shtet kemi shumë ç'të mësojmë nga ju, roli i Komunitetit tuaj e gjithe spektri fetar shqiptar është përvojë pozitive për ne”, ka thënë ai.
s.z
Comments
Ambasadori i Izraelit në

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, ka zhvilluar sot një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ne, si komb e shtet kemi shumë ç'të mësojmë nga ju.

Bravo.

Add new comment