Kosova edhe një hap më pranë NATO-s, merr statusin e “vëzhguesit”

Postuar në 06 Prill, 2014 06:39

Kreu i delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Ojars Eriks Kalnins, ka bërë të ditur se, gjatë takimit në Riga, Parlamentit të Kosovës i është dhënë statusi i vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.  “Parlamenti i Kosovës ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar Ojars Eriks Kalnins në Twitter.

Ky fakt konfirmohet edhe nga vetë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili shkruan në rrjetin social “Facebook” se vendimi do të marrë fuqi në fund të Majit. “Lajm i mrekullueshëm nga Asambleja Parlamentare e NATO. Komiteti i Përgjithshëm votoi dje pozitivisht mbi kërkesën e Kosovës për status të vëzhguesit në NATO AP. Në fund të majit në Takimin e Vilniusit përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO AP. Hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, ka shkruar Thaçi. Nga ana tjetër, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka vendosur përjashtimin e Rusisë nga ky organ, në të cilin përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë me Aleancën atlantiko-veriore. 

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.