Ish-ministri i Brendshëm paralajmëron valë protestash dhe thotë: Edi Ramën do ta bëjmë të ikë nga zyra e tij me vrap

Postuar në 06 Prill, 2014 03:24

Reagimi i opozitës ndaj vendimeve të qeverisë nuk do të mjaftohet vetëm me deklarata dhe qëndrime kundër të deputetëve të PD-së në Kuvend. Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti demokrat, Flamur Noka paralajmëron se shumë shpejt, PD-ja dhe opozita do të zhvillojnë protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në vend, të cilat do të çojnë në rrëzimin e Edi Ramës. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Noka shprehet se protestat janë një mjet i gjithë opozitave. Por, sipas tij, domosdoshmërinë e tyre e sjellin edhe vendimet e mazhorancës, të cilat po dëmtojnë interesat e qytetarëve. “Protestat janë mjet demokratik, për të reaguar ndaj padrejtësive.

Kjo mazhorancë, me këtë sjellje arrogante dhe mospërfillëse që po demonstron, me vjedhjet, largimet nga puna të specialistëve, me krimin e organizuar që e ka futur në shtet, me mafien që po uzurpon majën e Qeverisë, shumë shpejt do të përballet me protestat më të fuqishme që ka parë ndonjëherë. Ne jemi opozitë e vendosmërisë dhe e forcës së shpirtit, që nuk do të largohemi nga protesta derisa ta rrëzojmë Edi Ramën, pasi ka mashtruar shqiptarët dhe po krijon kultin e tij të rrezikshëm. Ne nuk vendosim çadra para Kryeministrisë si Rama dhe ikim se lodhemi! Ne rrimë aty para tij, para Kryeministrisë e kudo që po bëhen planet e PD-së për ta rrëzuar, me të gjitha mjetet demokratike. Kryeministri Rama nuk e njeh mirë PD-në, ndaj ka nevojë ta mësojë sapo të fillojmë valën e madhe të protestave, të cilat nuk janë parë në Europën Juglindore tash shumë vite. Mbajeni mend; do ta rrëzojmë se ka mashtruar dhe po punon për një taraf të tij personal, por jo për shqiptarët. Do t’a bëjmë të iki nga zyra e tij me vrap! Po përgatitemi!” shprehet Noka.

Intervista e plotë: http://www.kohajone.com/te-ndryshme/item/7365-ish-ministri-i-brendshem-edi-rama-bie-me-protesta.html

 

k.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Eshte mire kur i genjen mendja, sepse pastaj detyrohen dhe vrasin veten...</p>

Submitted by Andoni (not verified) on

<p>Qeveria mund te rrezohet, por tjetra do te vije me vota. Aq shpejt i ka krijuar kushtet PD dhe Noka, sa po te ribehen zgjedhjet, dmth te parakohshme, do te fitojne dhe do vijne ne qeveri? Ky eshte sa naivitet aq edhe paturpesi.&nbsp; Se kaq duhte ta dine keta lloj politikanesh, se s&#39;ka menyre tjeter per te lerguar nje qeveri ose nje maxhorance. Apo Noka kur thote se Rama nuk e njeh PD, do te thote se ajo ka antitanke kunder zyres se kryeministrit. Por kete e provuan n je here dhe deshtuan, u terhoqen me bisht ne shale, megjithese, si u kujtohet te gjitheve, nga ballkoni TVSH- se&nbsp; Ekerem Spahiu shpalli fitoren me 1998. Sigurisht duke demtuar prona te qytetarev me djegie. Kjo, per mendimin tim, eshte si nje lloj rryme fashiste. Nuk e di, po a shikojne keta se rrymat fashiste, sado te ngrihen, nuk kane te ardhme ne Evrope dhe bote. Ta provojme nje here por qameti te behet, thote mendje e holle e Nokes dhe aliaseve te tij.</p>

Submitted by Endri (not verified) on

<p>Hajde pall hajde, po ti je bere synet nga trut o derdimen. O kokrra e Malokut, po ik o derdimen ruaj dhite ne mal se ti sje per asgje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.